>
BIOSHQIP
Biografia
Kori "LIRA"... krenaria Korcare...
Kori "LIRA"... ky emer kaq i vjeter permban ne vetvete thesarin e kengeve te qytetit te Korces duke u bere simboli i kenges qytetare korcare.
Kori "Lira" eshte formuar rreth viteve 1917 -- 1922 si vazhdimesi e formacioneve instrumentale -- korale dhe e grupeve te asaj kohe
"Djelmeria Korcare", "Kori i ushtrise".
Ne shtypin e kohes thuhet se koncertin e pare e ky grup koral e dha bashke me banden "Vatra" ne palestren e qytetit me 22 Tetor 1922
date e cila u quajt nga populli korcar si dita e themelimit te ketij grupi.
Pas vitit 1928 drejtimin e ketij grupi e mori profesori i ri i muzikes i cili kishte mbaruar studimet e larta ne Konservatorin e Bukureshtit, zoti Sotir Kozmo.
Ai si profesionist punoi per rritjen e cilesise se grupit por ka edhe meriten sepse ngriti te parin grup koral me vajza ne qytetin e Korces.
Meriten kryesore ne kete zhvillim e kishte rinia korcare, si edhe ata qe shkruan tekstet e kengeve dhe kompozuan muziken per kete kor, sic jane : "Mihal Grameno", "Thoma Nasi"
"Spiridon Ilo", "Koli Rodhe", "Mihal Ballkameni" dhe shume te tjeret te cilet kane mbetur anonime.
Gjate gjithe ketyre viteve te ekzistences se tij, grupi ka ekzekutuar me shume se 200 kenge patriotike, lirike dhe satirikete treves se Korces.
Vlen te theksojme se ne ngritje te emrit te Korit "Lira" kane influencuar dhe koncertet e perbashketa me artistet e mirenjohur si:
Tefta Tashko Koco, Kristaq Antoniu, Jorgjica Filce, Gaqo Cako si dhe me pianistet e njohura, Lola Gjoka dhe Karmen Nako.
Gjate viteve te ekzistences se tij ky grup ka ndryshuar vazhdimisht perberjen si te drejtueseve ashtu edhe te pjesetareve te cilet largohen kryesisht per arsye moshe.
Pas vitit 1944 "timonin" e grupit e mori zoti Kristaq Osmanilli i cili u largua ne vitin 1979.
Qe nga ky vit drejtimin e grupit e mori dirigjenti Jorgaq Nano me titullin e larte "Artisti i Merituar"