TEKSTESHQIP
Hana Nikprelaj - Tan Gjakoven Kam Gjini
Hana Nikprelaj
Tan Gjakoven Kam Gjini


TEKSTI :: SONG LYRICS

Gjithkund gjamë gjeta n’kët prag,
qenka la Gjakova në gjak.
Krejt Kosova flakë e shkrumb,
vendi varre paska shumë.

Qenkan tha lulet e njoma,
djepat thatë, foshnjet kufoma.
Gjakovarët tash sa mot
mbushë e kanë prehnin me lot.

Larg si bijë kam ndodhë e shkreta,
kullë e lashë, veç hi e gjeta.
S’duket kush se ka mbetë gjallë,
paska bi bari mbi shkallë.

Paskan l’mashk trungjet mbi votër,
nuk po m’duket vlla as motër.
Nuk po shoh unë babë as nanë,
gjallë a n’varre s’di ku janë.

Dikush thotë kanë shku shumë larg,
tjetri thotë: "Do t'kthehen prapë",
kur Kosova t’jetë e lirë,
gjithçka vesh do t’merret mirë.

||: Rri n’at shkrehë e du me ditë,
ku i kam trojet ku jam rritë.
Sa t’jem gjallë unë kam gjini,
tan Gjakovën shpi për shpi. :||

Kontribuan:
Shkelzen Mulaj
Komente 0