Tema: Poezi Për Gëzim

Udhetimi

Pertej largesive
atje ka yje
atje u linda
atje u rrita

Aty festova
aty u gezova
qastet me te lumtura
qe kurr nuk i perjetova.

Kalova ne nje oqean pa fund
eca ne nje rruge
e cila nuk kishte mbarim
shkova ne ate rruge
qe kurr nuk kishte kthim.

Eca duke i perjetuar
te gjitha qe me ndodhen
shkova shum larg
ku endrra nuk kishte mbarim.

Perjetimin qe e perjetova
nuk e kisha menduar
se kaq larg kisha shkuar.

Ne ato vende me pyje
ne ato oqeane te thella me uje
ne ato shkretetira
rrija duke menduar se ku do
te shkoj tash une.

Mendoja mendoja
gjithcka imagjinoja
ku do te shkoja
ne rruget e pafund.

Vazhdoj ende te eci
te vazhdoje udhetimin e gjate
deri te gjithe te vdesin
une do te kthehesha ate nate.

- poezi nga Herolinda Laqaj


- Poezia u dërgua nga Herolinda1 -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3 / Votuan:  2