Biografia
Më datë 31 Korrik 2014, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "I Meriton Krejt".
Në Nëntor 2014, Hit-Man And Rolla marrin pjesë në Kënga Magjike 2014 me këngën "Five Stars". Hit-Man dhe Rolla shpresojnë se pjesëmarrja në festivalin “Kënga Magjike” do të jetë një fillim i mbarë për karrierën e tyre.
Më datë 16 Janar 2015, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "E Bojna", nje kenge shume e suksesshme dhe qe rezultoi nje fryme e re ne Shqiperi.
Më datë 26 Qershor 2015, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Hakuna Matata".
Më datë 13 Korrik 2016, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Love". Muzika e këngës u punua nga Andi Shqalshi (Hit-Man), ndërsa teksti u shkrua nga Roland Shqalshi (Rolla).
Në Shtator 2016, Hit-Man And Rolla marrin pjesë në Kënga Magjike 2016 me këngën "Thyje Thyje", e cila u kompozua nga HIT-Man dhe u shkrua nga Rolla. Kjo kenga fundit ishte nje rryme "trap", e cila i mungonte diskografise Shqiptare..
Më datë 29 Qershor 2017, Era Rusi publikon videoklipin "Prej Meje", në bashkëpunim me Hit-Man And Rollën. Muzika e këngës u punua nga Andi Shqalshi (Hit-Man), ndërsa teksti u shkrua nga Roland Shqalshi (Rolla).
Më datë 10 Shkurt 2018, Revolt Klan publikojnë videoklipin "BMSHF", në bashkëpunim me Hit-Man And Rolla.
Më datë 11 Maj 2018, Fran Vorfi publikon videoklipin "Oj Moll E Kuqe (Remix)", në bashkëpunim me Hit-Man And Rollën. Muzika e këngës u punua nga Andi Shqalshi (Hit-Man), ndërsa teksti u shkrua nga Roland Shqalshi (Rolla).
Më datë 21 Dhjetor 2018, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Albanian Blood". Muzika e këngës u punua nga Andi Shqalshi (Hit-Man), ndërsa teksti u shkrua nga Roland Shqalshi (Rolla).
Më datë 3 Korrik 2019, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Cruisin'".
Në Shtator 2019, Rovena Dilo merr pjesë në Kënga Magjike 2019 me këngën "Cinderella", në bashkëpunim me Hit-Man & Rolla.
Më datë 1 Gusht 2020, Hit-Man & Rolla publikojnë videoklipin "Like This", në bashkëpunim me Miss Rose & Dj Stone. Teksti i këngës u përgatit nga Roland Shqalshi (Rolla), teksa për arranzhimin u kujdes Andi Shqalshi (Hit-Man).
Më datë 30 Prill 2021, Hit-Man And Rolla publikojnë videoklipin "Pocahontas".
Lidhje
Komente 0