TEKSTESHQIP
Horizonti Blu - Në Mëndje Veç Ty Të Kam
Horizonti Blu
Në Mëndje Veç Ty Të Kam

Kënga vjen si kompozim nga Ardian Dhimitri, ndërsa teksti u përgatit nga E. Azisllari.

Teksti :: Song Lyrics

Nëse shiu troket mbi xham
Dhe nata lehtë po bie mbi qytet
Ta dish se në mëndje veç ty të kam
Zemra ime me ty po flet

Nëse Hëna kridhet mbi liqen
Dhe fshehtas kërkon të lodrojë me të
Ta dish se në mëndje veç ty të kam
Zemra ime me ty po flet

Nëse yjet në qiell lart
Më shumë do ndrisin atë natë
Dije se drejt teje do nisem të vi
Dhe ti drejt meje do vish me vrap
Komente 0