TEKSTESHQIP
Horizonti Blu & Laboratori I Dijes - Rroke Shkencën
Horizonti Blu & Laboratori I Dijes
Rroke Shkencën

Kënga është kompozuar nga Ardian Dhimitri, ndërsa për tekstin kanë punuar së bashku si autorë Shega Ceci.
 Kënga "Rroke Shkencën" është një bashkëpunim i grupit Horizonti Blu me Laboratorin e Dijes kushtuar Olimpiadës me të njëjtin emër "Rroke Shkencën",

Teksti :: Song Lyrics

Ti je penel i botës tënde
Mbushe atë me ngjyrat që ti do
Hapin e rrugës ti vetë gjeje
Gjurmët e tua ler kudo ti shkon

Nëse sot ti ke një ëndër
Sfido qiellin me të fluturo
Nëse krahë nuk mund të kesh
Drejt saj veç vrapin mos e ndalo

Se sot është dita jote
Hapat drejt suksesit tënd nxito
Se ti rroke shkencën
Themel mbi të ardhmen tënde ti ndërto

Se bota pret ndriçimin tënd
Ndaj ti kurrë mos nguro
Se ti rroke shkencën
Pluhurin ëndrës sot ti ja largo

Limit për ty le të jetë qielli
Rend me kohën me të lufto
Askush s'ja del më mirë se ti
Heroi i vetes je prandaj beso

Nesër një diell për ty do të lindë
Një reze shpirtin do të ta ngrohë
Të jesh kurioz i apasionuar
Thuaj pse mos thuaj jo
Mos thuaj jo
Tek vetja beso

Se sot është dita jote
Hapat drejt suksesit tënd nxito
Se ti rroke shkencën
Themel mbi të ardhmen tënde ti ndërto

Se bota pret ndriçimin tënd
Ndaj ti kurrë mos nguro
Se ti rroke shkencën
Pluhurin ëndrës sot ti ja largo

VIDEOKLIPE

Komente 0