TEKSTESHQIP
Imi Nimanbegu - Sikur
Imi Nimanbegu
Sikur

Për muzikën, për tekstin dhe për produksionin audio u kujdes vetë artisti. Krijimi muzikor i radhës përcillet i punuar nga sfera vizuale me videoklip, i cili u publikua me datë 21 Janar 2026.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Erdhe vonë, po ndoshta s'ka qenë vonesë,
Koha s'e din si me mat ndjesitë që lindin vet.
Tash çdo fjalë që thue, më duket déjà vu

Sikur zemra ime t'ka njohë dikur
Në sytë e tu ka diçka që s'ka stinë,
Një dritë që digjet lehtë, po m'fshin çdo hije.
Nuk kërkova asgjë, por më gjete vet,
Në rrëmujën e botës, si një shenjë prej yjeve t'shkelë.

Refren:
Sikur ta ktheja kohën mbrapa, t'kisha kërku ma herët,
Të mos humbja asnjë ditë pa ty.
Por ndoshta universi e dinte më mirë,
Se kur dashnia vjen vonë, vlen për çdo ditë
Sikur ta ktheja kohën mbrapa, n'at botë ku s'ka orë,
Ku çdo frymë e jotja vjen si valë prej borë.
Nëse të gjej, mos më zgjo, le të rrijmë në andërr,
Se ndoshta veç aty, koha s'mund t'na ndaj kurrë më n'errësirë.

Sikur zemra ime t'ka njohë diku

VIDEOKLIPE

Komente 0