Izet Rraci Poezi
Izet Rraci

Tema: Poezi Dashurie


Dy Pika Lot

A thua eshte ne boten mbare
Apo vetem nder shqiptare
Sapo behen zogj me krahe
Prej atdheut duhet me u nda

Kete fat te hidhur
Plot dhembje e merzi
Krejt pa dashje
E shijoj nje cift i ri

Lotet u rreshqasin
Trageti nuk ndalet
Malli i zemres tyre
I ka trazuar valet

Cdo gezim i kesaj jete
Ne dhimbje per ta u kthy
Nuk jane fillekat
Kane edhe nje femije

Andrrat e deshirat
U mbeten ne sirtar
Ky qe fati i tyre
Ky qe fat shqipetar

Largohen nga atdheu
Largohen nga shtepia e vjeter
Fat per veten e femijet
Te gjejne diku tjeter

Nenes i mbetet te lutet
Dhe asgje me shume
Mi ruaj Zot i madh
Kur nuk mundem une

Lotet u rreshqasin
Trageti nuk ndalet
Malli i zemres tyre
I ka trazuar valet

Kete moment te hidhur
E kujtoj edhe sot
Borgj mi kan
Dy pika lot...

- Poezi nga Izet Rraci



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0