>
LETERSISHQIP

Bujari Nëne

Ngjarje e jetuar nga, Janko LL. Pali “Mesues i Merituar” 1934
Ishte ne vitet e fundit te shekullit te kaluar .Ishte koha kur çobanet t’ane Laber mbasi kane kullotur barerat e dimerit neper ultesira dhe Verrij e tuke ditur se asnje stan s’ka per te dale mbare po qe se nuk mori malet qe ne kohen e duhur, ç’kulen e shkojne per te gjetur ushqimin grigjes atje tek gjendet d.m.th. ne vendet e buta te lartesive.
Po dhe zgjedhja e malit ku do verohet eshte nje problem qe duhet rrahur nga te gjitha anet se s’duhet vetem te gjendet mali e kullota ! Duhet zgjedhur nje mal jo shume i larget per te mos i lodhur njerezit e bagetia nga udhetimi i gjatë, gjat vajtjes e ardhjes, duhet kerkuar nje kullote qe te kete ujet afer qe te mos vuajne etjes as njerezit e as bagetia.
Duhet gjithashtu qe vend qendrimi i bagetive te mos jete teper larg nga ndonje qytet q do vendesh te banuara ne menyre qe prodhimi I stanit me qumesht e te tjera te kete shteg rroitjeje.
Pa kur vjen edhe dita per t’u nisur eshte nje fushate e e tere ngritja e staneve nga verrijte per ne kulloten verore .Duhen dite per t’a pregatitur, derisa diten para nisjes, çobanet varin zilet e kumboret grigjes dhe cjepeve perçore dheketa, sikur e dine rolin me pergjegjesi qe u ngarkohet per te cuar ne vendin e caktuar turmen e grigjes qe u shkon pas e joshuar nga prezenca e tyre ne krye dhe nga tingujt e harmonishem te kumboreve dhe buqeve qe keta mbartin, bredhin e kercejne krenare e te kuximshem ne brigjet e brinjes qe do lene neser!
Tingujt e zileve, kerkaleve, kumboreve e buqeve qe tunden e lekunden varur ne qafen e forte te grigjes e te cjepve sidomos te atyre mbi te cilet çobani ka vene syrin qe të jene ne krye, formojne nje kompleks te harmonishem muzikor që t’a ka enda ta degjosh ! Po dhe te çuditesh me veshin e holle muzikal qe ka gjithmone karakterizuar çobanet t’one te cilet ndonse ne jeten e tyre s’kane ditur ç’eshte muzika dhe analfabete, po thuaj ne teresi n’ate kohe, kur duan te blejne zile a kembore per kopene e tyre, ishin ne gjendje te zgjidhnin ato qe tuke tingelluar se bashku formojne nje harmoni te pelqyer qe veshi i tyre u dallon fort kurdo e nga do qe te vije dhe qe eshte e vecante per çdo bari e per çdo grigje.
Ne pranveren e atij viti edhe bariu Kristo Tata nga fshati Kudhes i bregdetit te Himares, le Verine ku pati dimeruar dhe shoqeruar nga familja e tij, gruaja me kater djem e tre te mitur, nis rrugen per te shkuar ne kulloten verore qe kish pajtuar per ate vit ne mal te Gjirokastres, siç e kish pase zakon çdo vit. Ahere qe me madheshti percjellja e kopese per ne mal !
Me agimin bashke, mushkat qe do shoqerojne kopene, te ngarkuara me plackat e stanit, vedra, lekure, buti, ene gjalpi, dhiksere, tesha te trasha e te rrenda burruce, sherqe e llabane, se atje ku do shkojne do bejne balle lageshtires, gatiten dhe nisen pas kopese.
Çobani cakton nje te birin, Jorgon, per udheheqes dhe i jep te mbaje prej shkardhi te gjate lidhur nje qen qe eshte i pa ze dites e i urte, po naten din vete ç’pergjegjesi ka dhe si thote fjala s’le kusur, per te mos i u thyer kembora, a ti ç’ahet nga ndonje bishe. Çobani-prijes heq rrugen dhe pas tij vijne me rradhe cjepte perçore qe dhe here tjeter e kane bere kete rruge te larget, po dhe nje sasi te tjere te rinj qe per here te pare e bejne kete rrugen e malit ne krye te kopese. Prapa tyre, e udhehequr dhe e joshur nga nga tingulli I zileve e buqeve dhe nga instikti I tyre te shkojne nga ajo rruge qe eshte shkelur nga perçoret, ndjek grigja e dhenve e dhive me nene e bija, milore, llaja, kerruta, siska, kuaca, kena, mellenja, kabadha, lara e tj.
Ate vit xha Kristua kish ariturr te kish nje kope te mire me me teper lara e te bardha sa te ngjyrueme.
Koha qe e mire dhe bagetia niset per rrugetim ! Sheleget e kecerit tuke bredhur shkojne pas memave te tyre te cilat tuke ulur turirin per te kafshuar ndonje flete a ndonje fije bari, qe do i mbaje te forta per rrugen e gjate, hedhin here pas here sy pjellave te tyre per ti pare a i kane prane dhe kur i shofin qe u vine pas, bejne nje ze keledhes. !
Pas tyre vijne te tre djemte e tjere me me nga nje qen stani lidhur me shkardhe dhe me ne fund mushkat e ngarkuara me placka dhe mbi nje mushke rishtas te blere, kaluar xha Kristua me nje llulle te shkurter ne buze. Pas tij ecen gruaja e tij e nena e djemve me nje torbe te leshte pas krahev, ndersa ne duar mban nje furke te stolisur me cerka te gdhendura dhe boshtin qe e dredh per te gatitut indin qe do i duhet per rrobat e çobaneve për dimërin qe vjen.
Rruga shkon mbare ! Njerez e bageti avash avash çojnë rrugën që do i shpjere ne malin e pajtuar, mal i zgjedhur qe te plotesoje nevojat ushqimore te bagetise po do siguroje edhe shitjen e rregullte te bulmetit ne pazarin veçanërisht blegtoral te qytetit qe ne sot e emerojme Qytet-Muze. U gdhine ne territorin e Mecejthit mbremjen e pare dhe neser pa gdhire mire nisen per ne fushen e Delvine, qe bagetite e grigjet udhetare e kalojne pa u ndalur, pse aty ndodheshin pronat e belereve dhe te agallareve .

Pjesa e pare (Kopjuar pa as me te vogelin ndryshim fletore 232/f94 PJP, dhe as nje s’ka te drejte te mari autoresine ose burimin nga eshte mare)

Ne qofte se do lejonin kalimin e kopeve te huaja, se keshtu e kish pase zakoni dhe tradita, nuk donin në anen tjeter qe bagetite shtegetare neper aliheret e mushate e tyre te ndalojne e te demtojne bimet e mbjella e aferta e tyre goje me goje a po me thundrat e tyre. Keshtu do qe edhe kete here ;po jo !kesaj rradhe ketu ne fushat e Delvines do te shtjellohej nje drame e dyfishte, nje drame qe beri n’ ate kohe nje pershtypje te madhe se ndodhi ashtu pa pandehu, pa menduar mire e pa e pritur(ndoshta efekt, thoshin ahere, te syrit te keq qe pati goditur kopene e xha Kristos, te madhe, te shumte, impozante).
Drama u zhvillua keshtu: Djali perconjes, ne krye te 15-20 cjepve dhe me qenin me te mire per bri, kalonte gjithenje perpara tuke hedhur here pas here nga nje sy grigjes se shumte qe i vinte pas.
Pëllua ! Te mos isha kthyer kesaj here ! Syri i tij i gjallë dhe gjurmues sheikon se nje dore kusari vihet mbi nje cjap, e kap nga zilja ; e mban dhe s’po ben ze, tuke kujtuar se prijsi, tuke shkuar perpara, s’do ta kete ndier gje.
Prijsit i dhimbet malli dhe ndalet e flet te huajit te leshoje prene se s’ka te drejte te vere dore mbi te. Po kusari pa nje pa dy ngre martinen (armen) dhe pa menduar ç’ben e vë nishan dhe heq me zemberek.
Djali i mjere, zhuritur kufari nga plumbi 12m/m diameter te armes se frikeshme te ushtrise Turke te asaj kohe, bie per te mos u ngritur me.
Xha Kristua ne kete koh’ e siper paska takuar tre te huaj t’armatosur dhe sa te kaloje grigja e te hidhet tej lupit te Kalase ndal, zbret mushkes dhe ze muhabet me miqt e hasur tuke shkembyer, si zakoni tabaqerat e kuletat e duhanit; po gjithmone duke pase, si nikoqir i mire, syrin nga bagetia se ne keto kohe te veshtira e te rrezikeshme, udhetimet e gjata me mall bran nuk ishin shume te siguruara se pa pandehur mund te ndodhte ndonje gje e keqe; Se...qe i vuar, xha Kristua ! Qysh i mitur i bente keto udhetime me pak manare qe kish pase i ati, kur i shpinte ne mal te Delvines ku u shkonte me kollaj qumeshti, kosi, llalla.
Befas kercet nje pushke dhe xha Kristua shef se djali i tij prijes bie per toke pa ze. I alarmuar, le mushken e miqte dhe vertite drejt vendit ku pa djalin te rrezohet, pa shkuar mendja ndonje te keqe po tuke kujtuar se per ndonje mos marreveshje te vogel, te zakoneshme aso kohe, pushka krisi dhe …era e plumbit do paskej rrezuar djalin.
Afrohet vendit dhe ç’te shikojë ! Djali mbytur ne nje pellg gjaku s’jep me shenje jete !! Po dhe vrasesi, humbur toruan s’behet me zot i vetes dhe rri pak me tej i shahtisur ! Xha Kristua dridhet si purteka prej llahtares e prej inatit dhe i turret i harbuar krieminelit, e kap prej çepesë, i mer pushken e vervit pertej dhe zvarrit vrasesin mbi trupin e djalit të vrare ! Vrasesi i hutuar kryekeput nuk paraqet asnje rezistence. Po lihet e pergjunjet, si pa dhune mbi viktimen ende te ngrohte .
Xha Kristua don te hakmerret ! Ndjenja e pare e nje Shqiptari kunder çdo dhune a padrejtesi provokonjese, po s’ka as nje arme me vete, ato jane neper mushka si thiket etj.!
Duke e mbajtur krieminelin ne mes te shaleve te zbehte e te hutuar bertet djalit tjeter per nje hekur, arme, cekure a gje tjeter. Ky afrohet pa gje ne duar po ne brez varur me nje spango ka nje biçak çobançe briverdhe qe i ati ja rrembeu egersuar nga brezi dhe duke e hapur nxituar me dhembet e me nje dore, i bie te riut vrases qe s’kundershtonte fare po lihet e therret si beri mbi trupin e atij qe ai vete me pare kish vrare. I pritet qafa, e shtrihet gjate e gjere, ndersa xha Kristua hidhet e mer pushken prej toke dhe fillon te behet zot I mallit qe mbetet i çorientuar nga ngjarja dramatike dhe humbja e dy te rinjve mbi alltarin e injorances dhe arbitraritetit dhe dasise qe Turku kisht kallur nder gjat shekujve.!
Ne kete kohe filluan ulurimat dhe u vu kujia ne ambjentin ! Ulurijne grate pushke shkembehen midis te teete pa njohurve dhe te zotit te stanit te pikelluar, ndersa gruaja e ketij ulet peçelëshuar e keputur mbi trupin e djalit te vrare, pa pune e pa arsye, tuke bertitur e duke u çjerrë ! Po lajmi u perhap dhe ne fshaterat rreth dhe ne familjen e vrasesit pare dhe njerezit vrapojne nga fshati ne vendin e ngjarjes kush me pare e kush me mbrapa, largojne te vdekurin e tyre me nje ane, kur nje grup i ketyre gra e te reja fillojne te qesendisin e te fyejne nenen e Jorgos; bile disa te reja sulen mbi te i grisin shamine ne duar, e hedhin perdhe dhe ishte frike mos e mbysnin fare nga inati e terbimi i vrasjes se njeriut te tyre. Kejo nder britmat e saj per gjemen qe e gjeti, shikon hapet se gjithe ato gra qe ju turren s’kane per ta ledhatuar pa mos e bere kerme dhe per nje çast mallekon oren e keqe qe i plasi buzen me nje djale te vrare, me burrin qe rrezikohet te vritet dhe ai ne lufte me pushke me ata te tre te pa njohurit, me dy djemosha ende te pa ritur ne moshe e me nje djep, me mallin mes te sheshit dhe veten ne gjendje te keqe e te kritikueshme gati me te mbytur.
Po …ne çastin e fundit qe e mjera nene e shtypur, e goditur dhe e arire ne çastet e fundit të jetës, ndjen se dikush largon ato gra qe po e mbysnin dhe me nje zë te ngritur dhe ne mest te loteve dhe te qarave me ulurime te asaj dite me gjemë u u thote keto fjalë bujare ; “Lereni, lereni, motra, mos e ngisni, lëreni të qajë edhe ajo birin e saj dhe kesaj i dhembet per djalin si edhe mua per timin”- dhe mbasi largon gjitha grate e fisit saj. Marrin trupin e djalit te vet dhe e çojnë ne shtepi; ndersa bir’i xha Kristos shtrohet mbi nje vigjë dhe trasportohet nga dashamires fshatare e te huaj e te kthehet ne fshatin ku te nesermen varroset.
Vertet ku gjen nje kuraje e nje kriter kaqe te drejtë ne një çast te llahatareshm të tillë.?
Bujaria e nënës dhe dashamirësia e saj karshi nje shoqeje fatkeqe, ndonse ne gjak te djalit të vet, tregon sa lart qendron nëna shqiptare e me sa kurajo karshi goditjeve te pa pandehura te nje ore të keqe që as njera nuk e donte.
Populli ynë bujar në shpirt ç’faq kështu një karakteristike të veçantë sterhollësie ndjenjash që nuk ja prishi shkelja shekullore e Turkut sa do qe asgje nuk kurseu për ta mposhtur në shpirt e per të c’filitur bardhesine, butesine e zemres a meshiren ndaj nje fatkeqesie sa do tragjike dhe e llahtareshme qe kejo te kete qëne !
Dhe vendeta e zakoneshme ne kete rast nuk shkoi tutje ! Xha Kristua beri ç’beri ate vit a ndonje vit tjater po vitet me pastaj shkoi perseri atje, ndalej aty mbi qivurin e dyfishte, ju kujtuan çastet e llahtareshme te ndodhise atij viti, derdhi lot dhe iku ne punet e tij pa e ngacmuar me as nje prej hasmeve ! Ne kete rast zakoni çfaroses i gjakut (vendeta) ishte mundur e zhdukur vetem nga bujaria e shpirt gjeresia e asaj nene Shqiptare.

Shkruar ne vitin 1934 nga Janko Ll. PALI, sot “Mesues i merituar”