TEKSTESHQIP
Jashar & Idajet Sejdiu - Çanakkale
Jashar & Idajet Sejdiu
Çanakkale

Kënga vjen me orkestrim nga Jashar Sejdiu.

TEKSTI :: SONG LYRICS

N'Çanakkale u nisa unë pej Stambollit,
Oh lumja nona ku po m'qon, karshi dushmanit
Oh për t'rijtë tonë aman.

N'Çanakkale mrena topi bubullon,
Oh ku po bjen gjylja vlla, aty ujë gufon
Oh për t'rijtë tonë aman.

N'Çanakkale mrena, n'fusha t'mejdanit
Aty ishin kanë mbledhun vlla, trimat e xhihadit
Oh për t'rijtë tonë aman.

N'Çanakkale mrena, u vrava, u varrova
Tri ditë pa m'dalë shpirti vlla, vorrin e kërkova
Oh për t'rijtë tonë medet.

N'Çanakkale mrena, na u ba terr e zi
Ah t'vramit e t'varruemit, nër çadër tuj shti
Oh për t'rijt tonë medet.

N'Çanakkale mrena, nisi me ra shi
Ah n'atë zavallë t'shpirtit vlla, m'mur malli për shpi
Oh për t'rijtë tonë aman.

N'Çanakkale mrena, ni bunar mjedis
Oh mos e pini ujtë oh vllazën, e kan xeherlisë
Oh për t'rijtë tonë aman.

Dola pej Stambollit, me pa selamet
Ah nanës tonë e babës tonë ymri ju kput krejt
Oh për t'rijtë tonë aman.

N'Çanakkale mrena, na mloj tymi i zi
Oh urdhni erdh pej mbretit vlla, hyxhym me singi
Oh për t'rijtë tonë aman.

N'Çanakkale mrena, dola me ni skejë
Oh ballanat po shkojnë përpjetë, xhyphane tue djegë
Oh për t'rijt tonë aman!

Kontribuan:
Hamdi Hysuka

VIDEOKLIPE

Komente 0