Më mbaj mend (për 1 muaj)

Juliana Pasha - Kolazh Matjan (Kenge Moj) Lyrics

Nuk ka akoma asnjë votë


1. Po vine krushqit e gurit t’bardhe

Po vine krushqit o gurit t’bardhe
Çel nji molle e moj çel nji dardhe
Hajde moj cuco
Çel nji molle e moj çel nji dardhe
Hajde moj cuco

Po vine krushqit o anes malit
Dil e priti oj nana e djalit
Hajde moj cuco
Dil e priti oj nana e djalit
Hajde moj cuco

Po vine krushqit o per m’at ane
Ardhka nusja moj diell e hane
Hajde moj cuco
Ardhka nusja moj diell e hane
Hajde moj cuco

2. Po i coj fjale te holles

Neper dege te molles o,
Po i coj fjale te holles. /2x
E holla jam vete,
du nji djale perjete. /2x

Neper dege te dardhes o,
po i coj fjale te bardhes. /2x
E bardha jam vete,
du nji djale per jete. /2x

Neper dege te pjeshkes o,
po i coj fjale te zeshkes. /2x
E zeshka jam vete,
du nji djale per jete. /2x

3. Kalle kalle malin

Kalle moj kalle malin
Marton nana djalin. (2x)
Malli nuk po kallet
Vallja jo s’po nalet. (2x)

Kalle moj kalle fushën
Marton nana cucen (2x)
Fusha nuk po kallet
Kënga jo nuk nalet. (2x)

Kalli moj kalli kodrat
Bo bien k’to lodrat. (2x)
Kodrat nuk po kallen
Vallja jo spo ndalet. (2x)

4. Bije e Matit jam

Djemte
Si paske lene lule moj
fushes ma te bukur. /2x

Juli
Lulet si trazova o udhes kur kalova. /2x

Djemte
Sy e vetlla’ tuja moj
bukur qenkan shkrue. /2x

Juli
Shtatenijen time djale lum kush ka me gzue. /2x

Djemte
Ja paske marre qiellit moj
yjet plot me drite. /2x

Juli
Bije e Matit jam o mor qiellin n’sy e kam e. /2x



Publikimi: 09/06/2021



Më Shumë Këngë Nga Juliana Pasha:


Komente 0


Juliana Pasha - Kolazh Matjan (Kenge Moj)
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kolazh Matjan (Kenge Moj)".
3. Video është e këngës "Kolazh Matjan (Kenge Moj)", por nuk këndohet nga Juliana Pasha.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.