>
LETERSISHQIP

Subkoshjenca E Vetedijes Time

Nderlikimi mes minutash me ndjek ne hapat e mi te njepasnjeshem ku ritmikja qe krijojne atletet e mia me ben shoqeri ne ate vetmi fizike.Jo vetem fiziku im por edhe shpirti im ndjehej i zbehur, i keputur nga guret qe jeta ia hidhte here pas here.Ata gure e lendonin, e vrisnin por ai perseri nuk donte te dorezohej.E terhiqte trupin tim zvarre, nuk me pyeste as se ku as se si, thjesht me terhiqte.Ne intuiten time i lulezonte ca fjale:"SHIJOJE TORTUREN E EMBEL E TE QENIT NDRYSHE".Doja ti besoja, e te ecja pas ketyre fjaleve, te behesha pre e tyre por...Dicka tjeter me thonte:Nuk mundesh.Je bere per te ardhur keq.Smund te vetembash dot as veten.Kot perpiqesh.Mendoja shume here te dorezohesha, ne fytyren time te gjore vezullonin pikat e atyre loteve te embel qe rridhnin ne nje bote te kripur.Demonet sikur me terhiqnin zvarre, sa andej -ketej e perseri me hidhnin ne vend.Rashe e lodhur nga goditjet e marra, hapa krahet dhe pashe diellin e pranveres marramendese, pashe diellin qe me buzeqeshte dhe me ngrohte trupin e ftohte ku jetonin demonet e shpirtit tim.Mbylla syte.Ndjeja ndjenja dritheruese, kaplohesha e tera por perpiqesha te mbaja veten.Pas gjithe asaj lufte me qenien time, e kuptova gabimin tim.Isha treguar teper e mire me te tjeret, kisha dhuruar copeza te shpirtit ne kembim te asgjeje dhe ndoshta prandaj po ndeshkohesha.Jo aq e mire, asnjhere nuk duhet te tregohesh aq e mire sidomos aty ku ti je thjesht nje pluhur qe fshihesh shpejt e gjurmet e tua mund ti fshije pa menduar dy here rruga e jetes.Miresia ska fund, ama aty ku eshte e tepert do te ishte me mire te mungonte ekzistenca e saj.Sot pemet e drejta zgjidhen gjithmone te parat per tu prere prandaj nje qenie e mire do te jete gjithmone viktima e pare e nje arme te mbushur plot.Ndoshta kjo eshte arsyeja qe nje miresi kaq e pafajshme te fton ne faje e mekate.Miresia e nje qeniejeje eshte plumbi i armes qe mban te vetmin emer dhe qe eshte KARMA.