>
LETERSISHQIP

Ketu Per Ty

Kam diçka shumë të rëndësishme që dua të ta them, në të vërtetë do të largohem sapo të shoh se po bën ndryshime në jetën tënde, kur të shoh se po ecën drejt evolucionit tënd, gati për t’u rritur dhe për të marrë përsëri thelbin tënd në dorën tënde.
Derisa ta bësh këtë, unë do të jem këtu gjithmonë.
Në përfundim, nëse jam këtu sot, sepse ke nevojë për mua?Ti ke nevojë për mua, për të ndryshuar mënyrën tënde të interpretimit të realitetit tënd, më lejo të të them se është pak e ‘shtrembëruar’.
Ti duhet të hiqësh dorë nga besimet që nuk të ndihmojnë dhe të kufizojnë; fale të gjithë zemërimin dhe merr përsëri lirinë tënde të brëndshme.
Mbi të gjitha, ti duhet të rimarrësh kënaqësinë e të jetuarit, të jesh vetvetja, të humbasësh frikën nga refuzimi ose braktisja.Ti ke nevojë për mua që të vendosësh kufij për njerëzit që të lëndojnë, kështu që të mund të mbash guximin dhe të mësosh të thuash “jo”.
Ti ke nevojë për mua për të përzënë ata që nuk të meritojnë; për të ndaluar të varesh nga ekzistenca e partnerit/es tënde për të qënë i/e lumtur.
Njëherë e përgjithmonë, kujdesu për ndjesitë e trupit tënd.Vrapo, lëviz, ec rimerr përsëri ritmin tënd.
Përse gjithmonë të shpërthesh?
Pse trishtimi?
Pse të pretendosh kaq shumë?Nuk e kuptoj se pse e bënë këtë, ke gjithçka, je gjithçka, ke aftësitë që të nevojiten për të krijuar realitetin tënd, por e trajton veten si skllav, je shumë i/e rreptë me veten.
Jam këtu për të të thënë ndalo së bëri këtë gjë dhe JETO.ke nje rruge dinamike qe te pret ta mposhtesh.

DËRGOI: