Më mbaj mend (për 1 muaj)

Jusuf Gervalla - Kenga E Bilbilit Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  13

A, kjo anë e lumit
ka bilbila shumë.
Pritëm bandill, pritëm
jam e vogël shumë.

Fusha na bën lule,
mali bën furtunë.
Pritëm bandill, pritëm
sa të rritem unë.

Ç'u dehën bilbilat,
koha m'erdhi mua.
Merrëm bandill, merrëm,
në krahët e tua.
Malit mbledhim lule,
malit thithim shqotë.
Po ç'na duhet tjetër,
vallë në këtë botë.

Ikën zogjtë e vajtën,
bilbilat seç heshtën.
Ngrohmë bandill, ngrohmë,
se na zuri vjeshta.

Malet mbuloi bora,
fushës lulet ranë.
Sa shpejtë frynë kjo jetë,
vallë n'ëndërr e pamë.

Ç'u dehën bilbilat,
koha m'erdhi mua.
Merrëm bandill, merrëm,
në krahët e tua.
Fushës mbledhim lule,
malit thithim shqotë.
Po ç'na duhet tjetër,
vallë në këtë botë.



Akordet:

[Verse 1]

Dm C
A, kjo anë e lumit
Dm
ka bilbila shumë.
Dm C
Pritëm bandill, pritëm
F C
jam e vogël shumë.

F C
Fusha na bën lule,
F C A
mali bën furtunë.
Dm C
Pritëm bandill, pritëm
Dm
sa të rritem unë.

Dm Bb Ab
Ç'u dehën bilbilat,
Gm
koha m'erdhi mua.
Dm C
Merrëm bandill, merrëm,
Dm
në krahët e tua.

Dm Bb Ab
Malit mbledhim lule,
Gm
malit thithim shqotë.
Dm C
Po ç'na duhet tjetër,
Dm
vallë në këtë botë.

[Verse 2]

Dm C
Ikën zogjtë e vajtën,
Dm
bilbilat seç heshtën.
Dm C
Ngrohmë bandill, ngrohmë,
F C
se na zuri vjeshta.

F C
Malet mbuloi bora,
F C A
fushës lulet ranë.
Dm C
Sa shpejtë frynë kjo jetë,
Dm
vallë n'ëndërr e pamë.

Dm Bb Ab
Ç'u dehën bilbilat,
Gm
koha m'erdhi mua.
Dm C
Merrëm bandill, merrëm,
Dm
në krahët e tua.

Dm Bb Ab
Malit mbledhim lule,
Gm
malit thithim shqotë.
Dm C
Po ç'na duhet tjetër,
Dm
vallë në këtë botë.



Jusuf Gërvalla
Renditja: Top 200
Publikimi: 01/10/2010


Jusuf Gervalla - Kenga E Bilbilit
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Kenga E Bilbilit".
3. Video është e këngës "Kenga E Bilbilit", por nuk këndohet nga Jusuf Gervalla.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Jusuf Gërvalla:


Komente 0