TEKSTESHQIP

Jusuf Gervalla
Vena E Spanjes
Lyrics

Në çaste t’kota, kur netët ngrysen të kthjellta
Atëbotë kotem n’andrrat që kanë prëndue
Tash po gjindem në një vend krejt t’huj për mu
Pranë tryezës me disa njerëz
...

Do t’lexojsha Lorkën dhe Servantesin
Do të flisnim tue pi venë të Spanjës
Do të qeshnim, do të rënkonim sëbashku
Për muzikën dhe letërsinë.

Venë e Spanjës lundron për damarë' tonë
Do të dehem me marritë që po i mbjell koha
Veç të dehun kem ftyrë me u dalë përpara
Syve t’shkrue që s’kthehen kurrë!

Në çaste t’kota, kur netët ngrysen t’kthjellta
Atëbotë m’bahet se jemi ulë rreth tryezës
Ngrysim kokën sikur i thom’ vetvetes
Se prej balte jemi pastru.

DËRGOI: