TEKSTESHQIP
Jusuf Gervalla & Bardhosh Gervalla - Njeri Ku Je
Jusuf Gervalla & Bardhosh Gervalla
Njeri Ku Je

Teksti :: Song Lyrics
E di fort mirë, se nuk do t'shkruaj rima,
kjo penë që pahir m'ka mbetur n'dorë,
shërbëtorët e djallit s'mund t'i quaj dasmorë,
po t'njejtë do t'mbesin, këto vargje do t'i marrë fryma.

Sa m'përket mua pra, le të rrënohet,
Piramida e Keopsit,
le t'i ndërrojnë vendet Parisi e Moska,
le të vjellë plot vrer me vrull Vezuvi.

Le t'u bjerë pluhuri ligjeve të Njutn-it,
Lizës s'DaVinçit le t'i zbresë çmimi,
Me simfoninë e nëntë të Bethoven-it,
le t'merren xhelatët në gijotina.

E në pallate të larta t'kulturës,
le t'bredhin qentë, mos e teprova,
n'ekuator le t'rrëshqasë Antarktiku,
brenda një nate le t'bashkohet Berlini.

Sikur për s'dyti të lindej Sokrati,
do t'ia besonim një kope derrash,
i zhgënjyer do të ngiste pas qejfesh e shqerrash,
e dimë sa fort i donte i ngrati.

Pas tij Diogjeni me fener në dorë,
do të shëtiste duke reviduar,
mos emisionet propagandisktike,
të dobëta sallamat i kanë ekspozuar.
Komente 0