I: Kur dole në lamë - Belin nji pëllambë! :I I: Bukuroshe e lalës, Synin si bajamë. :I Kur dole n’çardak - Faqen për marak! Bukuroshe e lalës, Dukesh si zamak. Kur dole në derë - Belin me qemer! Bukuroshe e lalës, Ndrite si fener. Kur dole n’oborr - F’tyrën bardhë si borë! Bukuroshe e lalës Eja t’vejmë kunorë!