TEKSTESHQIP
Këngët E Stinës 2000
Fillon festivali "Këngët e Stinës 2000". Ora 20:30 do të shënojë sot në mbrëmje fillimin e natës së parë të edicionit të sivjetshëm. Salla "bujtëse" e festivalit është "Odeoni" tek Qendra Ndërkombëtare e Kulturës. Ndërkohë, dje, pjesëmarrësit kishin filluar provat e para në sallë. Natën e parë do të bëhet parakalimi i të gjitha këngëve (28 këngë), këtu këngëtarët do të këndojnë në "playback". Natën e dytë (të premten), do të hyjnë në konkurim 15 këngët më të mira të përzgjedhura në fundin e natës së parë nga juria e përbërë nga 9 vetë. Natën e dytë të 15 këngëtarët finalistë do të këndojnë "Live". Ndërkohë, po e njëjta juri do të japë dy çmime, atë të këngës më të mirë që shpesh kthehet në kolonën zanore të verës, dhe çmimin e dytë që do të quhët "Mikrofoni i Artë", i cili do të jepet për këngëtarin, autorin, ose kompozitorin më të mirë.

Fituesit e koncertit "Këngët e Stinës 2000" janë pritur mjaft mirë nga qytetarët e Elbasanit. Vlerësimin me çmim të parë në këtë koncert ka qenë një kënaqësi më vete si për kompozitorin Edmond Arapi dhe këngëtarin e ri Marjan Gjata. Artistët elbasanllinj kanë përshëndetur me këtë rast duke vlerësuar shpirtin artistik të të gjithë qytetarëve të tyre. Në këtë festë ë organizuar enkas për fituesin përshëndeti dhe këngëtari veteran i qytetit të Elbasanit, Medi Zena.
Këngët E Stinës 2000 (2000)
  • Këngët E Stinës 2000
  • Viti: 2000
  • Array - Array
Komente 0