GASHI
  • Emri i Vërtetë:
  • Labinot Gashi
  • Vendlindja:
  • Libi 
  • Jeton dhe vepron në :
  • Sh.B.A. 
  • Mosha:
  • 30 Vjeç
  • Ditëlindja:
  • 4 Tetor 1989
  • Shenja e Horoskopit:
  • ♎ Peshorja
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  30
Këndon kryesisht: hip-hop R&B

GASHI është këngëtar dhe autor këngësh shumë i njohur. Emri i tij i vërtetë është Labinot Gashi, në Amerikë njihet si Larry, kurse emri i tij artistik është G4shi. Ai ka lindur në Libi, por me origjinë është shqiptar nga Kosova, gjë e cila që vërehet nga mbiemri i tij. Ai është shndërruar në një prej reperëve më të njohur në Amerikë. I njohur është edhe në vendin tonë, por vetëm nga njohësit dhe njerëzit e hip-hopit. Ky reper shumë i talentuar po vë në rrezik edhe emrat më të mëdhenj të hip-hopit botëror.

G4shi është emri i reperit shqiptar që po bën bujë në Amerikë, përkatësisht në New York, aty ku është edhe foleja e Jay-Z. Stili i tij i këndimit i takon të tipit “underground”. Ai me shumë modesti dhe fuqi flet rreth jetës së vet. Ka një zë karakteristik, teksa talenti i tij në realizim të këngëve është i pakrahasueshëm. Rritmi është i krahasueshëm me atë të reperëve të mëdhenj botëror, teksa ka marrë lëvdata dhe oferta nga shumë ‘labela’ të njohur amerikan. Shpeshherë i konsideruar si pasardhës i Eminemit, për shkak se interpreton me ritëm të shpejt pa kurrfarë problemi, G4shi është shndërruar në një sensacion.

Reperi shqiptar nga Brooklyn u bë i njohur së pari me këngët “Rocket”, “Take My Time”, por suksesin më të madh e arriti katër muaj më parë kur publikoi këngën hit “Who Made Me”, e ku ai flet për vështirësitë si reper në ngritje. Ka realizuar intervista për disa prej mediave më të mëdha të hip hopit në Amerikë, por ende nuk është shfaqur nëpër mediat shqiptare. G4shi ka realizuar duete me emra të njohur si French Montana dhe Nipsey Hussle. Ajo që duhet të na bëjë krenarë me të është fakti që nëpër këngët e tij nuk harron ta përmend faktin se është shqiptar dhe se vjen nga Kosova, gjë të cilën edhe e bën në Twitter shumë shpesh, e ku komunikon me fansat e tij nga anë e mbanë botës. Në profilin e tij në Twitter ai në vendin se nga vjen ka shkruar është nga Kosova dhe ka 21 mijë ndjekës “followera”.

G4shi nuk preferon të nënshkruajë për ndonjë prej labelave të njohur amerikan, teksa ka simpati për Eminemin, të cilën e ka shprehur shumë kohëve të fundit, pa anashkaluar as Drake, të cilin e ka si inspirim, megjithëse nuk kanë stil të njëjtë. G4shi duket i destinuar për një të ardhme të suksesshme deri në majen e hip hopit. Këtë e konfirmon më së miri edhe respekti që ai gëzon edhe në mesin e top reperëve shqiptarë.

Një prej reperëve më të mëdhenj shqiptar, Lyrical Son, ai që bëri thirrje për vëmendje për G4shin, duke thënë se ai është krenaria e shqiptarëve. Më poshtë po ju sjellim disa pjesë të komunikimit të tyre në Twitter, i cili u bë në gjuhën angleze. “Ky është hip hop... Krenaria Shqiptare. Ndiqni G4shin të gjithë ju që më ndiqni edhe mua...”, shkroi Lyrical Son në profilin e tij në Twitter. Nuk vonoi falënderimi nga G4shi, i cili shprehu modestinë e tij: “Faleminderit bashkvendas”, për të nxitur edhe disa fjalë tjera nga Lyrical Son: “Një Mc sikur ti e meriton vëlla. Vazhdo duke bërë kësolloj gjërash. Respekte. Ne të gjithë po të shikojmë. Ishalla don Zoti të shoh më shpejt më lart se të gjithë. Je i talentuar vëlla”.

G4shi ka publikuar këngën “Laughin”, në të cilën shfaqet i jashtëzakonshëm me një ‘flow’ të pakrahasueshëm edhe me disa prej reperëve më të mëdhenj botëror. Ai jo pa arsye konsiderohet një prej talentëve më të mëdhenj në botën e hip hopit.

Në vitin 2011, Kid Gashi publikon albumin "Last Of A Rare Breed".

Më datë 5 Dhjetor 2013, Kid Gashi publikon videoklipin "No Favors".

Më datë 4 Shtator 2014, Kid Gashi (G4shi) publikon videoklipin "You Want It".

Në vitin 2014, Gashi publikon albumin "4Play".

Më datë 2 Qershor 2015, G4shi publikon videoklipin "What They Know".

Më datë 6 Korrik 2015, G4shi publikon videoklipin "Run".

Më datë 12 Janar 2016, G4shi publikon videoklipin "Day Ones".

Më datë 28 Janar 2016, G4shi publikon videoklipin "Bitch Up".

Më datë 9 Korrik 2016, G4shi publikon videoklipin "Rose Gold".

Më datë 26 Korrik 2016, G4shi publikon videoklipin "Avni/Good Life".

Në vitin 2016, Gashi publikon albumin "Stairs".

Më datë 12 Janar 2018, G4shi publikon videoklipin "Used To Be". Pas shumë koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku po edhe po zhvillon karrierë, reperi ka sjell edhe një këngë tjeter për tregun amerikan te krijuar nga Ben Billion. Complex shkruan se këngëtari që në realitet quhet Larry Gashi, ka një perspektivë të madhe dhe për këtë kohë më parë ka nënshkruar një kontratë me Roc Nation.

Më datë 6 Shtator 2018, GASHI publikon videoklipin "Creep On Me", në bashkëpunim me French Montana & Dj Snake.

Më datë 10 Dhjetor 2018, Gashi publikon videoklipin "No Face No Case", në bashkëpunim me Giggs. Një ditë para publikimit, reperi bëri promovimin e albumit të ri, ku i ftuar speciale ishte edhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, njëri prej njerëzve që i ndihmoi shumë Kosovës.
Ai nuk ka harruar ta falënderojë edhe për përfshirjen e tij në ndalimin e gjenocidit dhe spastrimit etnik në Kosovë në vitin 1999. “Faleminderit Bill që erdhe në ndejën time private për dëgjimin e albumit dhe faleminderit që i ndihmove Kosovës”, ka shkruar Gashi në Instagram.

Më datë 15 Shkurt 2019, Gashi publikon videoklipin "That's Mine", në bashkëpunim me Ledri Vulën. G4Shi tha: “Bëra një këngë për Kosovën e quajtur “That’s mine”. Ledri dhe unë kemi xhiruar duke ecur rrugëve të Prishtinë, duke u dhënë akullore dhe para të rinjve sepse unë kisha vetëm disa orë para se të duhej të fluturoja për të xhiruar klipin e “Creep On Me”, ka shkruar reperi i famshëm.

Më datë 8 Prill 2019, Gashi publikon videoklipin "My Year (Remix)", në bashkëpunim me Soulja Boy. New York Times, i ka kushtuar një artikull reperit shqiptar, ku ai me krenari kishte pohuar se “Babai im gjithmonë e lexonte New York Times dhe në të i binin në sy ngjarje të çmendura negative për ndonjë shqiptar… Në vitin 2019, në të është djali i tij dhe tregimi është pozitiv… Kemi lajme të mira”.

Më datë 24 Prill 2019, GASHI & G-Eazy publikojnë videoklipin "My Year".

Më datë 10 Maj 2019, Yung Pinch & Gashi publikojnë videoklipin "Wink Emoji". Nën realizimin e Cosmo Orlando, kënga tashmë është publikuar në të gjitha platformat muzikore dhe po pëlqehet nga fansat e dyshes. Kjo është hera parë që reperi shqiptar vjen me një projekt të tillë, ndërkaq këngët e tij rezultojnë të jenë të suksesshme gjithnjë.

Më datë 5 Qershor 2019, Gashi publikon videoklipin "Roses".

Më datë 19 Shtator 2019, GASHI publikon videoklipin "Safety", në bashkëpunim me DJ Snake.

Në vitin 2019, Gashi publikon albumin "Gashi".

Më datë 18 Tetor 2019, Gashi publikon videoklipin "Yesterday", në bashkëpunim me Maxx Owën.

Më datë 30 Tetor 2019, Gashi publikon videoklipin "Mr. Ferrari".

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Instagrami

Zyrtar

Faqja

Zyrtare

Profili

Facebook

Profili

Twitter

Shto profile

të tjera

Më shumë artikuj nga GASHI »