>
BIOSHQIP
Biografia
Klajdi Zenunllari - KMC ka studiuar ne shkollen e mesme "Besnik Sykja" Tirane. KMC filloi të merret me Hip-Hop prej viteve 2010. Në ate kohë ishte si tekst shkrues, mirëpo nga deshira e madhe dhe inspirimi i tij për të hyr në botën e rap-it ai vendosi që të incizoj disa kenge. Si për fillim filloi me incizim të thjesht, dhe nga suksesi që arriti me këto kenge ju shtuan disa mundësi dhe vendosi që ta merr me seriozitet këtë punë. Dashuria e madhe që kishte për Hip-Hop-in e shtyu që të incizoj në studio profesionale.
KMC i publikoi disa këngë të suksesshme bashkepunime po ashtu edhe solo

Në Maj 2012, Lil G merr pjesë në Çelësi Muzikor 6 me këngën "Dance With Me", në bashkëpunim me Boy-T & KMC.

Në Maj 2013, Kamali & Niko merr pjesë në Celësi Muzikor 7 me këngën "My Fire", në bashkëpunim me KMC.

Më datë 20 Prill 2013, Mirsa Laci publikon videoklipin "Si Magnet", në bashkëpunim me KMC.

Në Maj 2014, KMC merr pjesë në Top Fest 11 me këngën "Shit Goddamn", në bashkëpunim me KTK.

Në Dhjetor 2014, KMC merr pjesë në Shkodra Fest 1 me këngën "Po M'pelqen", në bashkëpunim me Tonni.

Në Janar 2016, KMC merr pjesë në Shkodra Fest 2 me këngën "Le T'flasin", në bashkëpunim me KTK.

Më datë 11 Janar 2017, KMC publikon videoklipin "Superman".

Më datë 15 Korrik 2017, KMC publikon videoklipin "A Ma Fal".

Më datë 31 Dhjetor 2017, KMC publikon videoklipin "Bad Santa". Për orkestrimin u kujdes Gazu, Kamali. Videoklipi u prodhua nga EGO Films.

Më datë 23 Maj 2018, KMC publikon videoklipin "Na Na Na", në bashkëpunim me Blerina Matraku. Muzika e këngës u punua nga Gramoz Kozeli, teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi). Videoklipi u prodhua nga MAX Production.

Më datë 30 Korrik 2018, KMC publikon videoklipin "Bring It On". Teksti u shkrua nga Filloreta Raçi (Fifi).

Më datë 8 Shtator 2018, KMC publikon videoklipin "Profesori", në bashkëpunim me Antre. Muzika e këngës dhe orkestrimi u punuan nga De Vox.

Më datë 1 Dhjetor 2018, KMC publikon videoklipin "Tuman Kuqe", në bashkëpunim me Aurel Thellimin. Produksioni audio u realizua nga De Vox.

Më datë 1 Tetor 2019, KMC publikon videoklipin "Si Vllazen". Videoklipi u prodhua nga Four Infinit Production, ndërsa produksioni audio u realizua nga KMC.