TEKSTESHQIP
Korab Shaqiri - Shqiptarja E Stambollit
Korab Shaqiri
Shqiptarja E Stambollit

Projekti u prezantua para një audience më të gjerë i plotësuar bukur me videoklip muzikor, video produksionin e të cilit e përgatiti Genc Berisha. Videoklipi u publikua me datë 8 Mars 2023. Për këtë këngë kanë punuar bashkarisht tekstin Korab Shaqiri & Pajtim Ropaj, ndërsa autor i orkestrimit dhe producenti audio rezulton të jetë vetë artisti.
Teksti :: Song Lyrics
Bregut detit Marmara
Rreth e rreth andej i rashë
Ma e bukura o sytë m'i hodhi
M'humbi e më s'e pash

Vetëm hëna e kishte pa
Rrezja flokun ja kish la
Ishte e bardhë e sytë s'i deti
Ah pikë më mbeti

Jam nga Drini i bardhë e i zi
Unë si ti Turqisht nuk di
M'u afrua e një fjalë m'a foli
Jam Shqiptare prej Stambolli

REF...Jam i humbur në mes t'Stambollit
Tu i kërku dy sytë e saj
Ma e bukura vajzë Shqiptare
Ah shpirtin ma kall

Jam i humbur në mes t'Stambollit
Tu i kërku dy sytë e saj
Ma e bukura vajzë Shqiptare
Shqip ma thuj një fjalë

Lyp nëpër kala
Lyp nëpër carshi
Unë i humbur n'mes t'Stambollit
Digjem vec për ty

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0