Kosova Fest 2017
U mbajt edicioni i 15 i festivalit "Kosova Fest" 2017. Ky festival që ka për qëllim promovimin e artistëve të rinj edhe këtë herë tregoj vlerat e artisteve tanë në fushën e muzikës. Pjesëmarrja dhe interesimi për të qenë pjesë në këtë festival ka qenë e madhe, por jo të gjithë kishin mundësin për të qenë pjesë e tij. Mbrëmja kishte artistë nga vende të ndryshme të Kosovës madje edhe nga diaspora. Në mesin e shumë artistëve vetëm disa ishin ata të cilët arritën të marrin çmime: Mirlinda Halilaj e lindur dhe rritur ne Itali, ishte fituesja e çmimit të parë në këtë edicion. Ajo u prezantua me kengën "Deri dje". Vendi i dytë i takoi këngëtares Djellza Dedushi me këngën "S'di a ja vlenë". Ndërsa vendin e tretë e zuri Sokol Thaqi me këngën "A ma fal". Kujtojmë se "Kosova Fest" është festival tashme tradicional dhe nga ky festival kane dal emra të njohur të estradës sonë muzikore.