TEKSTESHQIP
Kosova Fest 2017
U mbajt edicioni i 15 i festivalit “Kosova Fest” 2017. Ky festival që ka për qëllim promovimin e artistëve të rinj edhe këtë herë tregoj vlerat e artisteve tanë në fushën e muzikës. Pjesëmarrja dhe interesimi për të qenë pjesë në këtë festival ka qenë e madhe, por jo të gjithë kishin mundësin për të qenë pjesë e tij. Mbrëmja kishte artistë nga vende të ndryshme të Kosovës madje edhe nga diaspora. Në mesin e shumë artistëve vetëm disa ishin ata të cilët arritën të marrin çmime: Mirlinda Halilaj e lindur dhe rritur ne Itali, ishte fituesja e çmimit të parë në këtë edicion. Ajo u prezantua me kengën “Deri dje”. Vendi i dytë i takoi këngëtares Djellza Dedushi me këngën “S'di a ja vlenë”. Ndërsa vendin e tretë e zuri Sokol Thaqi me këngën "A ma fal". Kujtojmë se “Kosova Fest” është festival tashme tradicional dhe nga ky festival kane dal emra të njohur të estradës sonë muzikore.
Image 164894
Image 164893
  • Kosova Fest 2017
  • Viti: 2017