>
BIOSHQIP
Biografia
Kristaq Petraq Turtulli, shkrimtar, poet, gazetar, piktor, romancier i njohur me banim në Toronto, Kanada. Z. Turtulli ka lindur në Korçë më 18 nëntor 1954. Mbaroi shkollën artistike të pikturës në qytetin e lindjes Korçë dhe më pas ndoqi shkollën e lartë në Universitetin e Tiranës, në degën Gjuhë Letërsi.
Kristaqi u aktivizua në ekspozita të ndryshme me piktura dhe punoi për shumë vite si profesor letërsie dhe gazetar e editor në revistën “Meridian”, si dhe në gazetat dhe revistat më të suksesshme të vendit. Ka qenë për vite me radhë Z/ President i klubit të shkrimtarëve ballkanikë: “Bota e re”, frymëzuesi dhe organizuesi i ‘NETËVE POETIKE KORÇARE’. Si dhe Z/ President i shoqatës “Korça, Tradita, Progresi.”
Kristaq Turtulli rrjedh nga një familje e shquar, bamirëse, tregtare, patriotike. Stërgjyshi i tij Mihal Turtulli, personalitet i shquar, përfaqësues i Shqipërisë dhe gjithë trojeve shqiptare në konferencën e Parisit, ministër i Punëve Botore në qeverinë e Sulejman Delvinës!920 etj. Gjyshja e tij Dhoksi Turtulli një patriote e shquar, mjeke popullore, mbështetëse e Themistokli Gërmenjit, kur i vra një trim në luftë, dërgoi vullnetar, të birin Petraqin në çetë, atin e shkrimtarit Kristaq Turtulli. Gjyshja e tij i hapi derën dhe ndihmoi Fan Nolin. Stërgjyshi tjetër Thoma Turtulli ndërtoi me shpenzimet e veta dhe i dhuroi qytetit të vet me bamirësi, që dhanë qytetit të Korçës një fizionomi të vërtetë perëndimore si asnjë qytet tjetër në Shqipëri, si: Spitalin e qytetit, bibliotekën, Liceun, shtëpinë e jetimores, gjithashtu dhe shumë bamirësi të tjera. Xhaxhai i Llambi Turtulli këngëtar, tenor me famë botërore, ka dhënë koncerte në Paris, Milano, Boston eej.
Familja e madhe TURTULLI i është gjendur gjithmonë pranë kombit në momentet më të vështira të historisë së tij
Kristaq Turtulli mori pjesë me disa punime të tij me piktura, në ekspozitën e pikturës që u organizuan nga një grup piktoresh në Toronto në vitin 2012. Gjithashtu dhe në ekspozitën e pikturës që u organizuar po nga një grup piktorësh në vitin 2018. Gjashtë punimet e tij në pikturë, në vaj, u vlerësuan për tematikën dhe koloritin.
Kristaq Turtulli është fitues i disa çmimeve kombëtare në prozë. Është i përkthyer me sukses në gjuhën angleze. Anëtar i Unionit të Shkrimtarëve të Kanadasë. Veprat e tij si romanet, librat me novela, poezitë, poemat kanë një auditor të gjerë si brenda vendit, në mërgim, po ashtu dhe lexues anglishtfolës. Si në vendlindje dhe në Kanada nuk e ndërpreu krijimtarinë krijuese për ti dhënë artit dhe audiencës shqiptare libra dinjitosë. Z. Turtulli ka promovuar disa libra të suksesshëm në Kanada, me bashkëpunimin e Shoqatës së Bashkësisë Shqiptaro Kanadeze në Toronto. Ka mbajtur takime të shumtë me lexuesit e artdashësit shqiptarë në vendlindje, në Kanada, Amerikë, Greqi, Itali, Francë etj, dhe promovimin e një filmi dokumentar për artin dhe krijimtarinë e këtij shkrimtari në Toronto dhe në Shqipëri.
Para disa muaj për aktivitet të shquar në fushën letrare dhe artistike qeveria shqiptare i akordoi titulli: AMBASADOR I KOMBIT.
Veprat e tij janë të shumta dhe të shumëllojshme. Ka shkruar trilogji: Si tre librat: Syri i Ritës, Tulipani i Koresë, dhe Hidhësia e Puthjes. Romane voluminoze dhe libra me novela. Mund të përmendin disa nga romanet e tij të suksesshme dhe të vlerësuar me çmim, si:
Ana: me çmim kombëtar.1981 novelë
Nëna: me çmim kombëtar 1989 novelë.
Aventurat e Arushit Topik, novelë përrallë për fëmijë. Me çminm kombëtar 1989
Zogjtë, novelë e tregime për fëmijë.1989
Hija e ariut: roman, botuar në vitin 1996 roman.
Hani me dy porta: Me çmim e madh Fan Noli 1998 roman
Ç ’është jeta e një njeriu: 2006 roman
Vetmia e Zërave: 2007, roman
Dëgjo floriri im: roman, me çmimin Foqion Postoli 2009
Në anglisht: The Inn With Two Doors, novel 2009
Friends: novelë për fëmijë, 2009.
Në trenin e linjës 16, roman 2010.
Syri i Ritës: roman 2011
Tulipani i Koresë: roman 2012.
Pianisti: novela, 2013
Zhgënjimi:novela,2014.
Kujdes vajzë: novele, 2014.
Puthje e pamundur, roman 2015,
Ikje prej vetes, roman 2015.
Ati dhe Fati, roman 2016
Pianisti, novela, botim i dytë 2016.
Misteret e Parisit të vogël, roman 2017
Engjëlli i Koresë: roman botimi i dytë 2018.
Saga në dy pjesë: Zëra në lavjerrës, libri i parë
Saga: Zëra në Humbëtirë, libri i dytë
Mysteries of little Paris novel 2020 botim në gjuhën angleze
Janë gati për botim:
Ikona e dhembjes, roman
Litari i mallit, libër me tregime.