TEKSTESHQIP
Kujtim Prodani - Letra Dashurie
Kujtim Prodani
Letra Dashurie

Teksti :: Song Lyrics
Mban mend kur t'nisja letra
në ditët me pushime
Në vend të emrit tim në zarf
ish emri i motrës sime

Ashtu dhe në përgjigjen tënde
e njëjtë ish pengesa
Emrin e vëllait tënd të vogël
ti vije tek adresa

Në ato ditë dashurie
plot letra mora unë
Dhe emri i vëllait tënd të vogël
ç'mu bë i dashur shumë

Më thosh nëna flokargjënd
kur rrinim pranë së toku
Çudi o bir, sa shumë-
të dashka ai shoku

Po ku ta dinte nëna ime
se shoku ishe ti
Ndaj i thosha unë:
përqafoje, thuaji të na vijë
Komente 0