Kujtim Prodani
Mirenjohje
Mirenjohje
Autore e tekstit është Zhuliana Jorganxhi.
Teksti :: Song Lyrics
Dikur fëmijë, mësova nga ti,
se çdo të thotë melodi,
përmbi tastierë dy duart një ditë m’i ule.
Dhe sa çudi, nën gishtat e mi,
atë çast tingëlloi,
me ‘do re mi’, me ‘fa sol la si’ filloi.
Ishin ditë të bukura,
çaste, që jo, nuk harrohen!
Ti kurrë s’më the:
Oh, sa më lodhe!
Shkuan ditë e vite,
mbi pentagram nota hodha,
por ti nga une me shume
kërkoje.
Jo, jo! S’e harroj fjalën tënde.
Ajo më ndjek pas nëpër vite.
Unë vij te ti prapë, si fëmija,
të tregoj frymëzimet e mia.
Pres të dëgjoj fjalën tënde!
E para do të mbetet gjithmonë!
Ti prapë më thua:
Më shumë puno, jeto, krijo!
Gjithmonë kërko!
se çdo të thotë melodi,
përmbi tastierë dy duart një ditë m’i ule.
Dhe sa çudi, nën gishtat e mi,
atë çast tingëlloi,
me ‘do re mi’, me ‘fa sol la si’ filloi.
Ishin ditë të bukura,
çaste, që jo, nuk harrohen!
Ti kurrë s’më the:
Oh, sa më lodhe!
Shkuan ditë e vite,
mbi pentagram nota hodha,
por ti nga une me shume
kërkoje.
Jo, jo! S’e harroj fjalën tënde.
Ajo më ndjek pas nëpër vite.
Unë vij te ti prapë, si fëmija,
të tregoj frymëzimet e mia.
Pres të dëgjoj fjalën tënde!
E para do të mbetet gjithmonë!
Ti prapë më thua:
Më shumë puno, jeto, krijo!
Gjithmonë kërko!
- Publikimi: 21/01/2013
- Ora: 15:11
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Teksti:
Komente 0