Kujtim Prodani
Hej Mik
Hej Mik
Pasi u përzgjodhën bashkëpuntorët dhe u kurua çdo aspekt, ky krijim muzikor paraqitet para shikuesve i ilustruar me mjaft shije edhe me një videoklip, i cili u publikua me datë 21 Shkurt 2020.
Teksti :: Song Lyrics
Hej mik, u mbyll ditari i jetës
Mbaroi, dhe fletë e fundit sot u kthye
Ky çast i të vërtetës, i frymës që t’shkoi fare lehtë
Në qetësi, pa kunj, pa lot
Na ike dhe ti rrebeli i përjetshëm mbi tokë
Betejën me fatin se fitove dot
Hej mik, në cilin yll të ndali hapi? A e din?
Me engjëjt lart po flet tani
Këtu gotën e jetës, përgjysëm e le miku im
Gotën e jetës ku hidhje brengat ti
Ti pas një liqeni, sy i lotuar më ngjan
Pasqyrë ku të kërkoj, pasqyrë ku të gjej
Hej mik, hej mik

Në ditët që fiken, më dhemb fikja jote
Më fal mik i dashur, s’ta them dot me fjalë
Dhimbja thyen gurin, loti thërmon drurin
Heshtje mbjell vdekja tani që s’të kam pranë

- Publikimi: 21/02/2020
- Ora: 16:06
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
Komente 0