TEKSTESHQIP
Kujtim Prodani - Ju Flet Corona
Kujtim Prodani
Ju Flet Corona

Për këngën ka punuar kompozitori vetë artisti, autorë të fjalëve të tekstit janë Persida Asllani, ndërsa okestracionin e kreu Sajmir Çili. Ky material i ri u bë i disponueshëm tashmë si dhuratë i përpunuar bukur edhe me një videoklip muzikor, i cili u publikua me datë 29 Prill 2020.

Teksti :: Song Lyrics

Askush nuk ta mësoi si thyhet befas jeta
Ditënatën ta jetosh në grimca pafundësie
As dashurinë ta ndash në vakte racionale
Më kot përpiqesh, nuk gjen dot manuale.

I mësove të gjitha si në lojra fëmijërie
Patinat e kuqe në park, xhirot larg në Mars!
Trenin, avionin, raketat dhe poezitë
Të gjitha i mësove, përmendësh, natyrisht.

E tani, rregulloren e vetmisë studion
I flakur në shtrat gjersa mendja fiket
Formulat magjike ti sjell ndërmend
Të zbulosh, në dëshpërim, prej meje si iket.

Dhe unë të shoh nga larg, të shoh edhe nga afër
Ashtu të trembur si në klasën e parë
Hyj brenda teje, syrin t'shkel si gringo
Frymën ta marr po desha e zemrën ta ndal!

Por frymën ma ndal pika jote e lotit
Fryma e nxehtë e të dashurës që të pret
Frymën ma ndal enigmë e shpirtit tënd që s'vdes...!

Unë tretem ngadalë në brishtësinë tënde,
I humbur n'betejën time përjetësisht
Ti mbetesh aty, mbi Tokë, me kujtimin tim gdhendur
Që si ëndërr e keqe të kujtoi
Të jesh njeri,
Thjeshtë njeri,
I mirë siç lind,
Dashurisht njeri...!

VIDEOKLIPE

Komente 0