TEKSTESHQIP

Kumrije Mustafa & Besim Krasniqi
Ëndrra E Gruas
Lyrics

Besimi
Mirmëngjezi oh moj gru
a ke fjet a mu je qu
a ke mujt moj gjum me ba
andrra të mira a ke pa

Mos em thuj se ke ba keq
Se naj her dalin për dreq
dalin andrrat kur se pret
mujn me u ba realitet

Kumria
Mirë kam flet e mir jam çu
andrra të njejta sheh çdo gru
çka kam pa unë po të kallxoj
veç po tutna po të idhnoj

Kam pa anderr për merak
burri jem unë te nejsha ngat
lajshe enë e bajshe punë
e unë të vetsha a po mundë

Ref
Çka sheh anderr gruja
esht veç çka ka çef
krejt mendojn çë burri
tanë jeten esht shef
jojo nuk ka te keqe
grues mej dalë në ndihm
kani her për qefi
shum her obligim

Kumria
Sa e mirë jeta ish kanë
dit për dit raport me më dhanë
edhe punet e shpis mej ba
isha knaq tuj ba sefa

Besimi
Me të ndihmu me qef të ndihmoj
veç po tutna po e teproj
nese shumë je ba merak
ma mirë punë moj se dajak

Ref 2x:
Çka sheh anderr gruja
esht veç çka ka çef
krejt mendojn çë burri
tanë jeten esht shef
jojo nuk ka te keqe
grues mej dalë në ndihm
kani her për qefi
shum her obligim

DËRGOI:
INFO
Materiali muzikor paraqitet tek audienca e gjerë në sferën vizuale edhe me klip muzikor, i cili u publikua me datë 15 Dhjetor 2015. Kompozitori i këngës dhe autor i tekstit rezulton të jetë Kreshnik Avdiu, teksa kënga është orkestruar nga Nexhi Vuniqi.