TEKSTESHQIP

Lani
Mos Harro
Lyrics
(Feat. Nikola Tralo)

Ditet shpejte kalojne
E gjithçka mbeti nje kujtim
Do t'kuptoj largimin tend
Po nuk arrij ne perfundim

Ndoshta nuk u pershtatem
A thu s'kalonim mire
Te jesh i lumtur me dike
Sot qenka shume e veshtire

Une t'i dhash krejt çka munda
Ti mbase kerkon me shume
Dje me doje si e çmendur
Sa emrin ma thoje ne gjume

Tani me therret ne emer
Kur deri dje me therrisje zemer
Deshira endrra pafund
Te kishim nje mbiemer

Hera e pare kur te pashe
Te shpetova shume simpati
Syte e tu shkelqenin fort
Fillova te bija ne dashuri

Buzeqeshja jote e embel
Çdo dite me behej fiksim
Puthja e pare te oborri i shkolles
Mbetet me i bukuri kujtim

Sot kujtime ka shume
Po ndjenja a ka me
Une mundohem te te harroj
Por zemra nuk me le

Ti do mbetesh ajo vajza
Qe per mu ka qene vete jeta
Une te dashuroj me zemer
Dhe kjo eshte e verteta

Ref...
Sot diten pa ty po kaloj
Pa ty çdo mengjes nuk eshte njesoj
Se ti je motivi im

Çdo nate pa ty une vetem rri
Çdo nate po dehem me merzi
Se ti je motivi im

Zemer kam dy fjale
Qe ty dua te t'i them
Une s'dua te te humbas
Veç dua me ty te jem

Dhe nese sot nuk jemi bashke
Kujto te shkuaren dhe mendo
Çastet qe ne bashke kaluam
Sa te dua mos harro

E di qe kam bere gabime
Dhe kjo eshte e vertete
Por dije se ne zemren time
Ti je mrekulli e tete

Kam nevoje te te shikoj
Kam nevone te te perqafoj
Zerin tat du ta degjoj
Du prane teje te qendroj

Malli nga brenda me djeg
Te jem larg teje s'eshte e lehte
S'e duroj dot largesine
Se ti mua me jep jete

E ne kengen e preferuar
Degjo notat me kujdes
Ku jane fjalet me te bukura
Them te dua derisa te vdes

E kur te ecesh ne rruget
Qe dikur ecja me ty
Kujto kohen e kaluar
Sa te lumtur ishim te dy

E di zemra ime
Qe kemi pasur keqkuptime
Dashuria mbizoteron
Te dua princesha ime

Ref...
Sot diten pa ty po kaloj
Pa ty çdo mengjes nuk eshte njesoj
Se ti je motivi im

Çdo nate pa ty une vetem rri
Çdo nate po dehem me merzi
Se ti je motivi im

...

Ref...
Sot diten pa ty po kaloj
Pa ty çdo mengjes nuk eshte njesoj
Se ti je motivi im

Çdo nate pa ty une vetem rri
Çdo nate po dehem me merzi
Se ti je motivi im