
Laureta Çuku
Këngë Për Anitën
Këngë Për Anitën
Vijën melodike dhe tekstin e mori përsipër vetë këngëtarja.
Teksti :: Song Lyrics
Përherë në Fluturim
Ti, ike në mes ëndërrave,
Në mes yjeve në mes ëngjëjve,
O Anita pa na thënë dot,
Ne të gjithëve Lamtumirë...
Ishte shumë e shpejtë kjo ikja jote,
Jo nuk doje të largoheshe,
Jo nuk doje ti mungoje,
Mbi të gjitha tokës mëmë.
Jo, ti asnjëherë nuk je larguar,
Për një çast ke fluturuar,
Je përherë këtu mes nesh,
me zërin tënd...
Je ti duke kënduar,
Në paqe në qiellin blu,
Duke zbritur me ngadalë,
Me korrin e ëngjëjve.
(Refreni)
Je si lule drite, yll shkëlqen dhe qielli,
Je mes nesh e lumtur, rreze e artë e diellit,
Zërin tënd të ëmbël, ne po e përcjellim,
Në mes njerëzve...
Je ti e veshur me diell, rrezaton,
Je një zog në fluturim,
Shikoj paqe në sytë e tu,
Ne na mungon, por ti e lumtur je tani.
Një natë të errët tetori, ndodhi krejt papritur,
Fluturove me dy krijesat e tua më të dashura,
Na mungon buzëqeshja jote, na mungon ti,
Por kujtimi yt është thellë në zemrat tona,
Ai nuk mund të tretet kurrë...
Ti, ike në mes ëndërrave,
Në mes yjeve në mes ëngjëjve,
O Anita pa na thënë dot,
Ne të gjithëve Lamtumirë...
Ishte shumë e shpejtë kjo ikja jote,
Jo nuk doje të largoheshe,
Jo nuk doje ti mungoje,
Mbi të gjitha tokës mëmë.
Jo, ti asnjëherë nuk je larguar,
Për një çast ke fluturuar,
Je përherë këtu mes nesh,
me zërin tënd...
Je ti duke kënduar,
Në paqe në qiellin blu,
Duke zbritur me ngadalë,
Me korrin e ëngjëjve.
(Refreni)
Je si lule drite, yll shkëlqen dhe qielli,
Je mes nesh e lumtur, rreze e artë e diellit,
Zërin tënd të ëmbël, ne po e përcjellim,
Në mes njerëzve...
Je ti e veshur me diell, rrezaton,
Je një zog në fluturim,
Shikoj paqe në sytë e tu,
Ne na mungon, por ti e lumtur je tani.
Një natë të errët tetori, ndodhi krejt papritur,
Fluturove me dy krijesat e tua më të dashura,
Na mungon buzëqeshja jote, na mungon ti,
Por kujtimi yt është thellë në zemrat tona,
Ai nuk mund të tretet kurrë...
- Publikimi: 18/10/2016
- Ora: 11:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti:
- I kushtohet:
Komente 0