TEKSTESHQIP
Lazy Creator - E Vetmuar
Lazy Creator
E Vetmuar

Autorë të tekstit është Ekrem Tahiri.
 E Vetmuar është një këngë e thellë dhe emocionale e shkruar dhe muzikë nga Lazy Creator. Një udhëtim shpirtëror përmes kujtimeve, vetmisë dhe reflektimit - një rrëfim që prek zemrën dhe shpirtin.

Teksti :: Song Lyrics

e vetmuar
Qëndroj para k'ti guri, të heshtur e të ftoht,
Në këtë mesnatë vjeshte t'errët e pa yje,
i pushtuar nga kujtimet që nuk kanë mbarim,
thuajse filli i tyre humbi në drejtim të pacaktuar

dhe mendoj veten në këtë botë të pakuptimtë,
dhe shikoj hënën të heshtur e të vetmuar,
dhe duke e ndjerë vetminë e saj, mendoj se sa të ngjashëm jemi
Prej atij momenti kur më le të vetëm,
Pa askënd pranë...

Qëndroj si i mpirë në gjunjë,
pa fuqi për t'u ngritur e për të parë,
gurin e bardhë i cili ngadalë më humb nga shikimi,
dhe varri yt më shndërrohet në derë të hapur...
e mua këmbët vetvetiu më lehtesohen, e nisem i pasigurt,
duke i hapur duart e përgjakura, drejt teje
dhe, në momentin e fundit kur ne u bashkuam,
e pashë veten duke ledhatuar
gurin e varrit tënd...

VIDEOKLIPE

Komente 0