>
LETERSISHQIP

Çup'e Veli Beut

Zotnia thërret:-Nxito se na zunë,
pes lira flori, të na bësh një punë,
aman peshkatar, ajde se u ngrys
të na çosh me varkë, përtej në Korfus-.

-Kush je, e ku shkon, pa shapk’e pa gunë,
këtë nat të errët, në këtë furtunë?-
-Jam Pano Sotiri, mësus i liceut,
kjo ësht prej Delvine, çup e Veli Beut.

-Rrugës për në Korçë, ndënja në Delvinë,
sa u pamë ne çezma, porsi vetëtimë,
jemi dashuruar, u fshehëm tre ditë,
po trimat e Beut, na kan zënë pritë.

-Kalorsit nga mbrapa, vijn si të tërbuar,
tre ditë na ndjekin, me armët në duar.
-Kush do tja fshij lotët, tër jetën e saj,
po ja vran dashnorin, dhe të rroj në vaj-?.

-Ajde profesor-..thirri peshkatari,
afrohen kalorës, Beu ësht i pari,
nuk e bëj për ty, dhe as për para,
por e bëj për çupën, nuskë mashalla..

-Nxito çupk’e mirë, ajd’zoti mësus,
të mos humbim kohë, se u bë errët..puss,
shkumbëzojnë dallgët, një bojë njeriu,
s’është nat për rrugë..ç’tju them un i ziu?!.

Shiu si perona, shtrrëngoi më shumë,
breshëri sa grushti, vijat u bën lumë,
dallgët po përplasen, në shkëmbinjt e detit,
shkrepte-vetëtinte, ish nat’e qametit..

-O..Zot na ndihmo, vetëm një gjë dua,
tashti që u mplaka, s’kërkoj gjë për mua,
po ky djal i ri, dhe çupa si zanë,
mbroi këtë natë, që ti çoj matanë-..

Shkrepin zjarr patkonjtë, dëgjohen shum pranë,
ca zëra thërresin, çupa njeh babanë.
-S’më tremb dallg’e detit, as koh’e flamosur,
sa të përballoj, baban t’inatosur-..

Varka e la zallin, rrëshqiti nzituar,
po përpara gjeti, dallgët e tërbuar,
Oh..ky det i rreptë, i çon nga do vetë,
hedh varkën e mjerë, her posht-er përpjetë...

Ata me lopatat, me dallgët luftonin,
por varka merr ujë, e panë s’fitonin..
Në zall Vali beu, u vërsul në det,
i harron qortimet, dhe qan për ibret..

Çupa qan me zë, i tha disa fjalë,
i lutet të jatit, ç’kan bërë ti falë,
shtrin dorën e hollë, ta ndihmoj babaj,
tjetrën përrreth qafës, dashnorin e saj.

-Ktheu zemra ime, ç’do ti them nënesë,
mos na ler të mjerë, ne ty kemi shpresë,
ju fal që të dyve, dhe paçi uranë,
martohi po deshtë, të gëzosh babanë..

Njer i lutej çupës, njer përpjet te Zoti,
filloj të humb shpresë, dhe lutej së koti,
varka e përmbysur, dallga (e) sjell vërdallë,
qan prindër i shkretë, çupa të dal gjallë..

Në mes vetëtimash, në atë rrëmujë,
ndriçuan tre koka, të notojn mbi ujë,
kapur në ca drrasa, dikush ti shikojë,
ndofta dorë e Zotit, shtrihet ti shpëtojë.

Sapo i pa Beu, tha:-Djema ç’shikoni,
hidhuni ne det, çupën më shpëtoni?!.
Nja pes-a gjasht trima, dinin të notojnë,
u hodhën mes dallgësh, tre shpirta të mbrojnë..

Ne Shpell e Çobanit, afër buzë-detit,
rreth-e rrotull zjarrit, ja thon muabetit,
me çup’e me dhëndërr, i mban përqafuar,
dhe i falet Zotit, që ia ka shpëtuar...

Një ditë më vonë, tër jugu dëgjoi,
nga Korça-Delvinë, tër botën e ftoi,
ne shtëpi të Beut, të tër festojn bashkë,
dhe prej asaj dite, bën Bajram e Pashkë.
17 Nëntor 2013

DËRGOI: