>
LETERSISHQIP

Nga E Mira Dhe E Liga

Fundi fushës afër Qarrit,
Ndofta banojnë të marrit,
Ndofta ka dhe ca të mirë,
Burr’të ndershëm nikoqirë,
Luftëtarë që u vranë,
Jetën pa kursyer dhanë.
Ca poetë të masuar,
Me fjalë të pasuruar,
Këngë dhe gërma të artë,
Fshatin e vunë në hartë.
Kristo Floqin mbani mënd?
Nga të parit në kuvënd,
Me Fan Nolin, dini ç’bënë?
Luftuan me pushk’e penë.

Lëvdohemi me Fiqrinë,
Zikon e ndjer’e Haxhinë.
Floqarët kudo që vanë,
Nuk e turpëruan fshanë.
Disa barinj si çelnikë,
Duar-artë dhe fisnikë,
Shi, dëborë, dimër-verë,
Prapa kopesë ngaherë.
Pa le bujqit..s’kan të sharë,
Që me natë jan’në arë.
Në vreshtë për të krasitur,
Në misrat duke prashitur,
Ca në lëmë, në mullar; ca vën grurin në ambar.
Për drekë mblidhen nën’hije,
Ca raki kumblle për shije.
Po dhe gratë s’mbesin mbrapa,
Nënë hije kur zë vapa,
Ca qeshin, ca kuvëndojnë,
Çupa dhe nuse këndojnë,
Plakat thon’ndonjë përrallë,
Duke ngrën’byrek e dhallë.
Në një fshat plot me bilbilë,
Do të gjesh dhe ca kopilë..
Kush s’mban mënd Ali Ymerë,
(apo ndofta ësht’i ndjerë?)
Kur’do kuburen në brez,
Më çdo dasmë si këndez,
Lake Duçja s’kish të sharë,
Nga komunistët e parë,
Pa kishim ca brigadierë,
Nëpër fushë me defterë,
Ishin ca llogaritarë,
Mbaheshin si agallarë,

Tër fshati ish malli’tyre,
Se ju kishin dhën kubure.
I ndjeri Petro Daçolli,
Qarrin me pisha na mbolli,
Po të prisnje ca purteka,
Paguhej me disa dreka.
Pëllumbi s’harrohet kurrë,
Bilbilit bëri qivurë,
Bashkë me ca kriminelë,
Kishin frik’mos kaloj telë,
Pëmbi fshat me natë vanë,
Vranë Bilbil kapedanë.
Në vjete kur ësht’vështirë,
Dallohen kush jan të mirë,
Periudha komuniste,
S’guxonte njeri të fliste,
Ska më laika dhe intriga,
Ç’ish e mira dhe e liga.
Ndofta ju kini harruar,
Komunistët e tërbuar,
Po gjene’ndoft’atë doni,
Gjith ç’u bënë ti harroni,
Të shkuar,
Qoft e kaluar...
Jo vetëm të mos harroni,
Por dhe duhet ti gjykoni.
Kriminelët ti dënoni!

’’Kush harron ç’ndodhi njëherë, do ti vuajë ngaherë’’