>
LETERSISHQIP

Vdekje Sot Vdekje Neser Kur Do Ndalet

Paskemi lindun per tu harru
Paskemi lindun mbrapsht
Qan hallet koka
E zotnia qe pi kafe e bene llafe

E mbreti perkdhel mjekren
E nuk behet pishman per asgja

Po vall
Kush jan sot ata qe rrembejne
Kush jan ata te zgjuar qe mashtrojn
A noshta kshu qenka shkrue
Te flasim, e askush mos nigjoje

Po po e humbem dhe qindarken e fundit
E humbem, se e morm pa djersen e ballit.
Dikush na mallkoi
E nuk jemi te knaqun
Dikush foli tha turp
Mire qe vdiqen

E kush vdes me mir
I miri apo i keqi
Keshtu ngaterrua bota kish.

DËRGOI: