Më mbaj mend (për 1 muaj)

Linda Halimi, Hekuran Krasniqi & Korab Kallaba - Jete Ne Parakalim Lyrics

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

(Dedikuar aktorit të madh Bekim Fehmiut)

A është jeta aventurë,
epizodë filmi në pëlhurë,
Rrjedh Lumbardhi përmbi gurë,
që përkund hirin tim pa nurë.

Eca,sfidova,botën kalova,
vetëm një grusht ajër kërkova,
Pakëz vesë t'mëngjesit në agim,
mbi supet e çupave t'vendit tim.

Jetë lozonjare e zezë e bardhë,
dashuri e fundit, dashuri e parë.
E bukur si foshnja, me gazin fëmijë,
e ndrydhur si kënga e mbajtur nën dry.

Para Zotit qava, qesha pa kufi,
në gjuhën e nënës më morën mëni.
Kalorova botës, mbase me hapërim,
ngrohtësi nuk gjeta si n'vendin tim.

Malli më merte,per fjalët e lokës,
për këngën e djepit, për flladin e tokës.
Ahengjet e vona në kohën e stinës,
në Prizrenin e bukur në korzon e Prishtinës.


Ky tekst u dërgua nga Korab





Linda Halimi, Hekuran Krasniqi & Korab Kallaba - Jete Ne Parakalim
Linku i videos në YouTube:
Në TeksteShqip janë rreth 100.000 këngë me videoklip dhe afërsisht 40.000 këngë të tjera që nuk kanë një videoklip në Youtube. Stafi i TeksteShqip shton çdo ditë video të reja, por është e mirëpritur ndihma e kujtdo që arrin të gjejë një videoklip që mungon, apo një version më të mirë sesa klipi që mund të jetë aktualisht në TeksteShqip.

KUR PRANOHET NJË VIDEO E DËRGUAR:

Për verifikimin nga stafi mund të duhen pak minuta deri në disa orë, por garantojme që gjithsesi verifikimi do të kryhet brenda 24 orësh.

VIDEO E DËRGUAR NUK U PRANUA?

Një video e dërguar nuk do të pranohet nga stafi i TeksteShqip nëse:
1. Video e dërguar është fshirë ndërkohë nga YouTube ose është e padisponueshme.
2. Video nuk i përket këngës "Jete Ne Parakalim".
3. Video është e këngës "Jete Ne Parakalim", por nuk këndohet nga Linda Halimi, Hekuran Krasniqi & Korab Kallaba.
4. Video që kemi në TeksteShqip, është më cilësore se ajo e dërguar.
5. Video që kemi në TeksteShqip, është zyrtare, ndërsa ajo e dërguar, jo.


Më Shumë Këngë Nga Linda Halimi:


Komente 0