TEKSTESHQIP

Lindita Theodhori (Sota)
Kafe Flora Plot Me Burra
Lyrics

Kafe Flora, burra plot
Venë tre vajza ulen tok
Pëshpërijnë me hare
Vajzat tona vijnë tek ne
Hyjnë vajzat si pranverë
Perdet dridhen nëpër erë
Mirë se erdhët, thonë tani
U mbush salla me rini
Pa shiko, me sytë tërthor
Si shikim konservator
Mos më shih baba ashtu
Unë jam vajzë që vij nga ju

Oh, kush s'e di
E ardhja jonë është rini
Pranverë e re
Bleron tek ne, bleron tek ne

Kafe Flora, burra plot
Venë tre vajza ulen tok
Pëshpërijnë me hare
Vajzat tona vijnë tek ne
Tavolina, djem përballë
S'i shqetësoi me asnjë fjalë
Po në i hedhshin sytë këndej
Doemos do t'na pëlqejë

DËRGOI: