Ai njihet si një nga këngëtarët më të mirë të veriut të Shqipërisë, ndërsa publikoi këngë që I rezistuan viteve dhe ndryshimeve që pësoi muzika përgjatë dekadave. Lindon Camaj publikoi me dhjetëra këngë të cilat sot dëgjohen edhe sot në festa të ndryshme. Lindon Camaj I këndoi edhe një prej plagëve të Shqipërisë, emigrimit. Përmes teksteve tëshkruara nga vetë ai, këngëtari I mirënjohur I këndoi vuajtjeve të të rinjve në emigrim dhe dhimbjen e prindërve në vendlindje. Lindon Camaj bashkëpunoi edhe me aktorin e mirënjohur Çun Lajçi për të sjellë edhe në vitin 2019 një nga këngët e tij të fundit, sërish dedikuar të rinjve emigrantë në vende të tjera. Një lidhje të veçantë, këngëtari nga Tuzi pati edhe me qytetin e Shkodrës, ku mori pjesë në dhjetëra aktivitete kulturore.
Me 5 Nëntor 2023 do të festonte 46-vjetorin e lindjes, por në Gusht 2023, pas një përballje të vështirë me një sëmundje të rëndë, ndërron jetë këngëtarit të mirënjohur nga Tuzi. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga të afërm, miq e të njohur të të ndjerit. Këngëtari Lindon Camaj prej vitesh jetonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty edhe ku u mposht nga sëmundja e pashërueshme.