TEKSTESHQIP

Liri Rasha
Malet E Dibrës Jan Mbushun Me Borë
Lyrics

Malet e Dibrës
Janë mbushun me borë
Shtabit të përgjithshëm
Po i prin një malësore

Nata është e zezë
Rruga është e gjatë
Shtigjet janë zanun
Por dyert janë hapët

Çajmë përmes stuhisë
Ylli partizan
Rrezet e lirisë o
Ndizen mbi vatan hej mor hej

Hej po nata qiellin
E ka mbushë me yje
O ho në malet shqiptare
Po prijnë kangë lirie mor hej

Ka ardhë komandanti
Nëpër shtigje lufte
Në kasollen dibrane
Ka hy dritë e kuqe

Mbyllur një frengji
Hapet një dritare o
Dhoma është e vogël
Por zemra është e madhe

Jashta fryn stuhia
Brenda çel pranvera
Biri I partisë o
Flet për kohë të reja mor hej

Krejt po çahen retë
Ne na hapet koha
O ho në odën shqiptare
Ka shku Enver Hoxha mor hej

DËRGOI: