Biografia
Liria është, një malësore nga Shqipëria e veriut e cila jeton në Miçigan. E që ka lindur ne Podgoric, nga prinderit, babai Zefi dhe nëna Gjyste. Shkollimin e ulët e përfundova në fshatin ku kam jetuar në Sukruq dhe gjimnazin e mbarova në Tuz, kurse, kolegjin e mbarova në Miçigan. Gjithmon me sa e mbaj në mënd si fëmijë e kam pas në mëndje të bëhem këngëtare. Më thoshnin se imitoja këngëtare të ndryshme. Këtë e vërtetova dhe e ndjeva nga ai moment kur fillova dhe mora pjes për here të pare në skenë në Sh.K.A. Malësia kur isha vetëm 9-vjeçare. Më pëlqen të këndoj në zhanret te ndryshme sinë atë zbavitës dhe popullor. Por, këtë të fundit po e veçoj sepse e këndoj më shumë, pasi që për momentin këndoj më së shumti nëpër gezime familjare. Tri albume I kam edituar gjer më tani. Kënga e pare e imja është "Bukurosh malësor". Ne Amerike erdha ne vitin 2001 per Studime dhe diçka e kam ndier me zëmër se po më kërkon për ndryshime të jetës, e ajo ishte dashuria që më ftoi tek princi im i kaltërt, e ai është bashkëshorti im Mark Sinishtaj. Pervec muzikes jam marr edhe me sportin Taekwondo i cili është sporti im I preferuar ku dhe kam rrypin e zi. Mundohem dhe perpiqem te jem e rregudht edhe ne Gym. Në pergjithsi e gjitha cka dot bëj me artin e kam pasjon dhe e dua.
Muzika per mua është një pasuri që nuk duhet harruar kurr, por duhet të kultivohet me vlera të mirëfillta dhe të ruhet në shpirtin e popullit tone Shqipëtar e të promovohet sa më shumë në botë si muzikë Shqipe e jo si një kopje e nji kombi-populli tjetër.