>
BIOSHQIP
Biografia
Lule (Elfate) Xhafa u lind më 28.09.2002, në Mitrovicë. Emri Elfate është emri i dytë i poetes. Lule Xhafa është nxënëse e klasës XII/17, në SHML Gjimnazi “Frang Bardhi” të Mitrovicës (drejtimi shkencat shoqërore). Ajo që e bën të veçantë poeten është stili i shkrimit dhe mënyra se si i trajton temat. Në librin e saj poetja ka shkruar poezi të temave të ndryshme. Lulja aktualisht merret me aktivitete të lira artistike, duke premtuar se do ta vazhdojë këtë rrugëtim.

Përmbledhja poetike “Mall e dhembje” është libri i parë i autores Lule Xhafa, ndërsa në muajin nëntor të vitit 2020 autorja solli para lexuesit librin e saj të dytë me titull “Drithërimë dashurie”, por në dorëshkrim ka edhe shumë poezi të tjera, që shpresojmë t’i botojë në të ardhmen! Vlen të përmendet që kjo poete është poete aktive në faqen “Opium Poetësh” në rrjetin social instagram dhe pjesë zyrtare e saj. Autorja Lule (Elfate) Xhafa jeton në Mitrovicë.