>
LETERSISHQIP

Dielli Është I Të Gjithëve!

E ndala diellin pak pa perënduar
e dy fjalë i shkëmbyem bashkë,
edhe pse shkëlqimi i kish humbur
gjithë rrezet për mendje ftohurit kish dhanë!..

Po shkoj më tha të marre energjitë e humbura
atje ku mirësia shpërblehet sinqerisht,
nuk ju kuptoj ju specieve të kësaj ane
hijen pse e përdorni vend e pa vend.

Mundoheni dhe mua të më merrni në grushte
dhe mos të më ndiejë njëlloj çdo kush,
por qysh kur u krijova e mora për zotim
me e ngroh çdo cep të botës pa dallim!..

Më shumë nga Lulzim Hajdari