>
LETERSISHQIP

Propoganda

Propoganda e padituria
Pranohet e vërtetë
Shkojmë pavetëdije,
Ngadalë e qetë-qetë.

Mashtrues e magjitarë
Faraon e sundimtarë,
Të dukshëm e padukshëm
Hutuan popullin mbarë.

Na hutuan e na mashtruan
I kanë rrënjët në çdo lëmë,
Një metodë ata kanë
Të vrasin natën, ditën qajnë!

Çfarë i kanë bërë njeriut
Familjes e shoqërisë,
Vuajtje e pakënaqësi
Për atë që është njeri!

Është mbushur vendi
Plot hipokritë e hileqarë
Ne sherbetorë i të tjerëve
E armik i vetëvetes.

Pasojat kanë vërshuar
Shkaktarët numrojnë sukseset,
Planet e tyre sa mirë
Për vete potësojnë çdo dëshirë.

Të rinjtë paprespektivë
Me plot rreziqe
Rrezikohet familja
Padyshim e mëdyshje!?..

Është pasojë e politikës
E qeverive pa parlament,
E qeverive pa kopetenca
E qeverive pa përgjegjësi!

Janë në krye të vendit
Hipokrit e hileqarë,
Sherbetorë i të tjerëve
Armik i vetëvetes!

Dikush shkatërron kulturën
Dikush shkatrron traditën
Dikush prish moralin
Familje e idealin!

E kemi pësuar
Familja e shoqëria,
Pakënaqësi e vuajtje
Shkatërrim i çdo vlere!

Bije një system
Ngrihet një tjetër,
I përngjajnë njëri tjetrit
Si në lindje e perendim.