Makfire Canolli Poezi
Makfire Canolli

Tema: Poezi Për Shqipërinë


Nëpër Shqipëri

Tëra rrugët më çojnë
nëpër Shqipëri,
i di mirë përmendsh
si në gjeografi.

Afër kalit të Gjergjit,
aty në Tinarë,
më bluante truri luftërat
e të parëve tanë.

Thellë në jug, në qytetin
me gurë e pa bahçe,
Kadare shkruante romanin
“Ura me tri harqe”.

Në veri, Fishta e Migjeni
i riktheheshin trishtimit
me “Lahutën e Malcisë
e “Poemen e mjerimit”.

Azem Shkreli i madh
në Shkrelin e Rugovës,
pinte ujë të ftohtë
në Gurrën e Martin Bogës.

Në Pogradec,
afër Liqenit, medet!
Lazgushi kollitej
nga pleqëria e vet.

Në Cercë të Istogut,
për dritën e lirisë,
Rugova në dorë shtëngonte
projektin e pavarësisë.

Në Tepelenën e lashtë,
Ali Pashë Tepelena,
këndohej në këngën
e këngëtares Lena.

Në Prekazin legjendar
Adem Jashari thoshte nga kulla:
Seria do vetëm plumba,
Mos u dorëzoni burra!

Në Gllogjan të Pejës,
në Kullë të Qëndresës,
Dëshmorët Haradinaj
murosnin kështjellën e besës.

- Poezi nga Makfire Canolli



{{ risposta }}
Mesatarja:  {{ nStars }} / Votuan:  {{ nVotes }}

Komente 0