TEKSTESHQIP
Mariglen Hazizaj - Lum Kush Ka Dashurinë
Mariglen Hazizaj
Lum Kush Ka Dashurinë

Teksti :: Song Lyrics
O moj fluturë e shtëpisë
zemra ime të do shumë
të do me mish e me shpirtë
thotë me vete lum si unë 2x

Lum si unë e lum si tinë
lum si kush ka dashurinë
dashuria more djalë
bëhet me punë e pa fjalë 2x

Ta dish moj vajzë ta dish
dashuria të hap punë
ta rrëmben zemrën dhe sytë
o të lë pa bukë e pa gjumë 2x

Lum si unë e lum si tinë
lum si kush ka dashurinë
dashuria more djalë
bëhet me punë e pa fjalë 2x

Në mëngjes pa zbardhur drita
Dëgjova një zë, u ngrita
Shkonte moj vasha shkonte vita
Ajo moj që shkonte përdita 2x

Dale mor dale
dale se do vi dhe unë
pritëm mor pritëm
pritëm se të dua shumë 2x

Kam dy ditë sot edhe dje
të prisja djalo të vije
te burimi në korije
të mblidhnim kokrra lajthie 2x

Dale moj dale
dale moj se do vi dhe unë
pritmë moj pritmë
pritmë se të dua shumë 2x

Më beso moj grykëzënë
të ziun ç'më gjeti mbrëmë
ikën dhëntë dhe mu trembën
Gjezdisa malin me këmbë 2x

Dale mor dale
dale dale se do vi dhe unë
pritëm mor pritëm
pritëm se të dua shumë

Dale moj dale
dale moj se do vi dhe unë
pritmë moj pritmë
pritmë se të dua shumë

O të prita pse s'erdhe
Moj malli ç'më ka marrë
Bini bini ju o cula bini duke qarë 2x

O ç’u nisa të vija
Avash e avash
Bini bini ju o cula bini duke qarë 2x

Po kjo sevdaja jote moj
Më nxorri në shkallë
Bini bini ju o cula bini duke qarë 2x

DËRGOI:
Komente 0