>
LETERSISHQIP

E Vetes Tënde

Ti nuk je më e imja tashmë dihet,
E as e tjetër kujt,
Ti je e vetes tënde.
Kështu ke qënë gjithmonë...
E përkëdhelur nga fati,
E dashur nga dielli,
E zbukurar nga hëna.
Dikur e padukshme,
E shfaqur vetëm nga forca jote e karakterit.
Ndaj je e vetes, jo tjetër kujt,
E as më e imja.
Unë, zbuluesi i një thesari,
Të humbur tashmë dihet...
Si pirat,
Endem, ende në qiell të hapur,
Aty ku ka dete,
Oqeane,
Brigje,
Tokë,
Për të gjetur sërish thesarin tim
Ti, për të qënë e vetes
Ndjen dëshirën përvëluese për tu gjendur
Në ajrin që thithim të tërë ne qëniet njerëzore...

DËRGOI: