Mateus Frroku
Trill I Një Nate
Trill I Një Nate
Kompozitor është Adrian Jorgji, ndërsa për tekstin është përkujdesur Marsela Jorgji.
Teksti :: Song Lyrics
Si meteorë nata
Na hodhi pran’ e pran’,
Në brigjet e një lumi jetuam.
Në syt’ e tu lexoja
"Ky fat qenka i marrë!"
Unë këtu dhe ti atje – të huaj.
Ref.
A ishte ky një trill a marrëzi?
Një faj kërkoja un’, një faj kërkoje ti
Dhe erës ia besuam ne ndjenjën tonë.
Më preku ëndrra a ti?
A ishte ky një trill a marrëzi?
Një puthje doja un’, një puthje doje ti.
Dhe erës ia besuam ne ndjenjën tonë.
A ishte kjo një magji?
Dy brigje të një lumi,
Jo, jo s’takohen kurrë.
E prapë me sy një fjalë e thamë:
"Të dua".
Ref. A ishte ky një trill a marrëzi? ...
Një natë e një lumë
Na sollën pran’ e larg.
Ky ishte fati ynë – u shuam!
Na hodhi pran’ e pran’,
Në brigjet e një lumi jetuam.
Në syt’ e tu lexoja
"Ky fat qenka i marrë!"
Unë këtu dhe ti atje – të huaj.
Ref.
A ishte ky një trill a marrëzi?
Një faj kërkoja un’, një faj kërkoje ti
Dhe erës ia besuam ne ndjenjën tonë.
Më preku ëndrra a ti?
A ishte ky një trill a marrëzi?
Një puthje doja un’, një puthje doje ti.
Dhe erës ia besuam ne ndjenjën tonë.
A ishte kjo një magji?
Dy brigje të një lumi,
Jo, jo s’takohen kurrë.
E prapë me sy një fjalë e thamë:
"Të dua".
Ref. A ishte ky një trill a marrëzi? ...
Një natë e një lumë
Na sollën pran’ e larg.
Ky ishte fati ynë – u shuam!
- Publikimi: 21/12/2006
- Ora: 00:00
- Korrigjo tekstin
- Përkthe tekstin
- Dërgo akordet
- Shtoje në playlist
- Artist kryesor:
- Muzika:
- Teksti: Marsela Jorgji
Komente 0