TEKSTESHQIP
Mateus Frroku - Në Buzët E Tua
Mateus Frroku
Në Buzët E Tua

Për të na bërë të shijojmë edhe aspektin viziv, produkti muzikor është sjellë në ekranet tona i punuar me një videoklip, i cili u publikua më 18 Shtator 2013. Muzika e këngës u kompozua nga Elgit Doda, ndërsa tekstin e shkroi vetë këngëtari.
Teksti :: Song Lyrics
Zemrën sot e ndjejë zhytur në errësirë
Është drita jote që mungon
I vetëm në qytet kaloj ku ishim dje
Dhe shpirti të kërkon ku je?

Dhe largohem vetëm
Pse s'mund të jem me ty
Përgjërohem qiellit
Drit' të shoh në sy

Në buzët e tua do jem unë
Ti kthehu më jep jetë
Në zemër të lutem afrohu
Gjithmonë me ty të jem

I marrosur, i çmendur
Për ty dua të jem
Me frymën tënde jetoj unë
Në shpirt m jet jet'

Në çdo qelizë i vrazhdë mohuar në parajse
Me zjarr po mbys unë shpirtin tim
Të kërkoj ku je? Të jem gjithçka për ty
Të ndjej ngrohtësinë e shpirtit tënd

Në buzët e tua do jem unë
Ti kthehu më jep jetë
Në zemër të lutem afrohu
Gjithmonë me ty të jem

I marrosur, i çmendur
Për ty dua të jem
Me frymën tënde jetoj unë
Në shpirt m jet jet'
Komente 0