TEKSTESHQIP
Meriton Ademi - Nane
Meriton Ademi
Nane

Për këtë këngë ka punuar si tekstshkrues vetë këngëtari, për bazën instrumentale punoi Berato, ndërsa produksioni u mor përsipër nga Nasty Music. Ky material vjen i plotësuar artistikisht edhe me anë të një videoklipi, video produksionin e të cilit e krijoi Sunset Films, teksa regjia e videos u mor përsipër nga Leogzim Foniqi. Video premiera është publikuar më 20 Dhjetor 2025.

TEKSTI :: SONG LYRICS

Nanë e di që veç ti më kupton
A ma mirë e di kur diçka të mundon
Nano pa ty s'ka lezet shpija
Pa ty nalet dielli na mbulon hija (2x)

Zëni i prindëve gjallë e mbanë shpinë
Fjala se përshkruan çka zemra ninë
E pakrahasueshme qysh e keni dashninë
Ju nuk keni kushte te ju gjejë qetësinë.

Prej kur nana n’bark e ka fëmijën
E rrit me sfida, me shumë përkushtim
Prej kur bab ti u bone prind
Nuk e pave veten për ty nuk pat çmim
ma t’vlefshëm
Se me na rritë me na bo t’shëndetshëm
Me bukën hallall m’ke rritë e m’ke bo t’ndershëm
Qato nuk po mujë me kanë unë i pasjellshëm

Mam, sa natë une t’lash pa gjumë
Dhimbjet e tua i mshefe ti shumë
Krejt ça kalove ti, nuk e pashë unë
Sfidat e tua përshun sikur lum

Unë nuk e dita se s'pata mungesa
U përgatita mi hjek këtë pengesat
I fortë u rrita, s’patë vend për ankesa
E krejt qa arrita, ju jeni adresa

(Chorus)
Nanë e di që veç ti më kupton
A ma mirë e di kur diçka të mundon
Nano pa ty s'ka lezet shpija
Pa ty nalet dielli na mbulon hija (2x)

Jeni, streha jem ditën dhe natën me stuhi
Jeni, forca jeme, kurrgjo pa juve s'ka rëndësi
Keni, një element që kur ju shume bënë mirë mu ndi
I leni krejt çka keni, krejt ça doni o dashni

Pa thanë m’fal, e di që ma keni falë
Ju tham m’fal për çdo gabim e çdo fjalë
Edhe pse tash jom ba burrë për juve unë jam ai djalë
Që brengosen e kujdesen, drejt meje smuni mu ndal

Shumë herë e lat veten keq kurgjo mos me mungu
Ça kena lyp e kena pas, bile jena dallu
Edhe atëherë kur nuk ken kushtet ju prapë i keni mundësu
Ishalla pak muj me ja kthy se ju shumë jeni mundu

Bab,
Nuk je nalë ti tu m’përkrah
Je njoni prej arsyeve që unë i kam grah
Ja gjeti fillin nyjeve që unë s'i kam pa
Nuk ka prind të keq ama qësi babe s'ka.

E falenderoj Zotin për juve çdo natë
Që ju kam mirë, jeni shëndosh edhe ju kam ngat
Pa ju përqafu jo nuk munda me shku në shtrat
E çdo ditë prania juve mu po më bën mu ni me fat.

(Chorus)
Nanë e di që veç ti më kupton
A ma mirë e di kur diçka të mundon
Nano pa ty s'ka lezet shpija
Pa ty nalet dielli na mbulon hija (3x)

Kontribuan:
Tina

VIDEOKLIPE

Komente 0