TEKSTESHQIP
Metlli Musaraj - Rrugicet E Kalldremta
Metlli Musaraj
Rrugicet E Kalldremta
(Feat. Silvan Pentars)

Muzikën e këngës e kompozuan bashkarisht Metlli Musaraj & Silvan Pentars, ndërsa tekstin e kreu Petraq J Pali.
Teksti :: Song Lyrics
Silvan Pentars:
Edhe guret e kalldremit
te rrugices ku u rita
Me qortojne porsa kthehem
pse i lashe dhe i braktisa?

Me shikojne me perbuzje
Ndoshta me thone "tradhetar"
Nuk e di as guri im
Qe sforcuar ika larg?

Ri sodis i pezmatuar
Nisa nje "bashkebizetim"
Ju drejtova vete gurit
Brenges, Mallit te vendit Tim.

T’u shpjegoja ikjen Time
As me ndoqen as i lashe
Porse jeta rrukullime
Me dogji si flake "kashte’!

E me hodhi pertej detesh
Me degndisi s’di se ku?
Prandaj ti o gur i lashte
Mos me fole "kuturu"!

Ref:
Metlli Musaraj
Edhe guret e kalldremit
te rrugices ku u rita
Me qortojne porsa kthehem
pse i lashe dhe i braktisa?

Te pakten me buzeqesh
Kur une vij me mall te madh
Mos me qesh mos me braktis
Se jam thjeshte emigrant!

Silvan Pentars:
Se ti ishe i pa fryme
Edhe ishe vendali
Porse te gjithe kush pati fryme
Lane gur, plang e shtepi.

Prandaj rruga ku u rita
Ku kalldremet jane shqyer
Ne degadat ku rebeshi
I ka prishe i ka zberthyer.

Prandaj ty o gur i vyer
Qe qendruam te dy bashke
Qysh femije i theva kembet
Nga presa jote si ashte…!

Ashtu si ishim dikur
Qe te dy si nje binom
Ti kalldrem i gurte i gurte
Une tash plak dhe Jo i njom’.

Se me iku feminia
Plot dekada larg e larg
O Ti guri i kalldremit
Brezat do te kthen prap’!

Ref:
Metlli Musaraj:
Edhe guret e kalldremit
te rrugices ku u rita
Me qortojne porsa kthehem
pse i lashe dhe i braktisa?

Te pakten me buzeqesh
Kur une vij me mall te madh
Mos me qesh mos me braktis
Se jam thjeshte emigrant!

DËRGOI:

VIDEOKLIPE

Komente 0